Lajmi i fundit

Shpërthim i fortë në Tiranë

FOTOLAJM/ ‘Asaj godine unë ia kisha shpallur luftën që në vitin 1998’

FOTOLAJM/ ‘Asaj godine unë ia kisha shpallur luftën që në vitin 1998’

12:17, 21/12/2022
A+ Aa A-

Këto pamje nga lart, të siguruara nga fotoreporteri ynë Feliks Bilani, tregohet ceremonia për nisjen e punës për Teatrin e ri Kombëtar.

Gjithçka ngjan me një ceremoni funebër.

Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe një grusht me artistë të qeverisë dhe arkitektë të ekzekutivit, qëndrojnë mbi rrënojat e teatrit, i cili u rrënua duke tronditur opinionin publik shqiptar dhe europian.

Në një fjalim përpara personave të përzgjedhur me kujdes, nën mbrojtjen e qindra forcave policore dhe truprojave, Rama e pranoi se kishte mbi dy dekada që priste ta shembte Teatrin Kombëtar.

“Unë ia kisha shpallur luftën që nga viti 1998, por edhe nëse do ta kishim bërë nuk do të kishim këtë projekt që kemi sot,” tha Rama, i ruajtur nga ushtria e tij, e cila është gati të dhunojë kudo, siç bënë me mbrojtësit e Teatrit Kombëtar.

Edhe kur shkoi përpara medieve për të folur, Rama ruhej nga një ushtri me truproja. Përpara tyre nuk tha asgjë se pse artistët ishin përzgjedhur, se pse nuk ishin ftuar edhe ata që e kundërshtojnë projektin, sikundër nuk foli për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco