Teatri/ Rama falënderon artistët e blerë, Veliaj: Do bëhet me para publike

Teatri/ Rama falënderon artistët e blerë, Veliaj: Do bëhet me para publike

11:58, 21/12/2022
A+ Aa A-

Në një ceremoni të fortifikuar, ku nuk lejohej askush që të futej në zonën më qendrore të Tiranës, kryeministri Edi Rama lajmëroi nisjen e punimeve për Teatrin e ri Kombëtar.

Të rrethuar dhe të mbrojtur nga qindra policë, gardistë dhe truproja, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kishin vendosur në rreshtin e para ata artistë që fillimisht dolën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, por që ‘ndërruan mendjen’ pas lezetimeve të pushtetit.

Madje Rama, në fjalën e tij, i falënderoi ata që ndërruan mendje.

“E kam menduar shpesh pse komuniteti i teatrit, duke lënë mënjanë ata të cilët teatrin apo stadiumin apo sheshin i kanë parë si platforma për të kërcyer vallen e shpatave të politikës, pavarësisht simpative normale politike, kishin një mosbesim thuajse konsensual lidhur me këtë proces dhe lidhur me vullnetin për të ndërtuar më në fund një teatër të denjë. Ndoshta nuk i jap dot përgjigje kësaj pyetjeje, por besoj që një nga arsyet ishte se për shumë kohë, komuniteti i teatrit u pajtua me incercinë e të jetuarit dhe punuarit në kushte të vështira. Kaluan dekada me premtime, por asnjëherë nuk u bë mbarë njeri që t’i hynte punës për ndërtimin e një teatri të ri. Pastaj, patjetër që hyjnë në mes paragjykimet e lidhura me kohën që jetojmë, ku kemi parë shumë skena shqyerjeje të pronave e pasurive publike. Vetvetiu u krijua një instinkt vetëmbrojtjeje. Më vjen mirë që të gjitha u fashitën”, tha Rama.

Kurse kryebashkiaku Erion Veliaj dha ‘lajmin e madh’. Ai tha se teatri do bëhet me lekët e taksapaguesve dhe jo me koncesion.

“Sot na duhet të kapim kohën e humbur. Do jetë vepra më e bukur e artit në Ballkanin Perëndimor. Kur e nisëm këtë debat, ishin me opinione të ndryshme. Por sot kemi dakordësinë që teatri do të jetë në tokën e vet. Sot kemi rënë dakord që teatri do ndërtohet me para publike dhe jo me partneritetit. Gjithçka që ka ndodhur këtu ka ndodhur më parë edhe në vendet e tjera. Sot kemi konsensusin më të madh të aktorëve dhe të arkitektëve. Vendi ka nevojë për një hapësirë të tillë, ashtu siç janë bërë shumë vepra të tjera”, theksoi ndër të tjera Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco