Të mbajmë gjallë lidhjen përpara se të kërkojmë kthimin

Të mbajmë gjallë lidhjen përpara se të kërkojmë kthimin

11:37, 21/12/2022
A+ Aa A-

Nga Nga Andi Mustafaj* dhe Daniel Nikolla**

Disa arsye pse diplomacia shqiptare duhet të ndryshoj qasje për sa i përket çështjes së BrainGain dhe Ekselencës

Andi Mustafaj, Drejtues i Departamentit BrainGain dhe Ekselencës i Partisë Demokratike

Daniel Nikolla, Sekretar për Diasporën dhe BrainGain i Forumit Rinor të Partisë Demokratike

Në 1899, Asdreni ishte një ndër themeluesit e Qarkut të studentëve Shqiptar, i cili në mars të 1902 u shndërrua në shoqëria Shpresa. Në të njëjtën periudhë ai vizitoi Shqipërinëpër herë të parë si i rritur, por pas 5 muajve u kthye sërish në Rumani. Ai vazhdoi ta ushqente ndjenjën e tij të fortë për Shqipërinë, duke u aktivizuar si mësues në shkollën Shqipe në Rumani dhe në shoqërinë ‘’Dija’’. Ai e pati ndjenjën aq të fortëpër Shqipërinë saqëështë dhe autori i Himnit të Flamurit.

Historia e Asdrenit, është historia e qindra e mijëra të rinjve e profesionistësh Shqiptarë në Shqipëri e sidomos diasporë. Dëshira dhe dashuria e tij gjendet nëçdo Shqiptar jashtëkufijve të vendit.

Fatkeqësisht dhe në mënyrë paradoksale duke parë faktin që numri i shqiptarëve në diasporë vetëm sa rritet,kjo energji pozitive përkthehet gjithmonë e më pak në veprime konkrete në dobi të kombit shqiptar.

Ekuacioni është në fakt i thjeshtë. Në momentin e parë që një shqiptar shkel në një vend të huaj për të kryer studimet apo për të filluar një eksperiencë profesionale fillon një numërim mbrapsht. I braktisur nga një qeveri pa ide dhe një diplomaci e cila është kthyer në një zyrë PR personale e Kryeministrit dhe ministrave të tij, shqiptari numëron sekondat të cilat njëra pas tjetrës venisin lidhjen që aika me atdheun.

Në një vend të huaj, “truri” shqiptar gjen një shtet serioz, ligj zbatim, më shumëmirëqenie, sistem arsimor të konsoliduar, strategji inovacioni gjithnjë në zhvillim, mëshumë drejtësi dhe një lidhje më të ngushtë me të gjitha palët e interesit në aktivitetet që ndërmarrin.

Kjo pikëështë thelbësore sepse ndryshon paradigmën e mendimit për sa i përket çështjes sëBrainGain-it dhe ekselencës. Përpara se një qeveri apo parti politike të mendoj për kthimin e trurit, duhet të mendojë për mbajtjen gjallë të lidhjes, të frymës, të zjarrit tëbrendshëm që shtyn një shqiptar të kthej energjitë e tij drejt vendit.

Nëse njëi ri ka ikur prej shumë vitesh dhe e vetmja lidhje e tijështë familja, atëherëçdo politik publike do ishte e kotë. Por nëse përgjatë këtyre viteve politika ushqen lidhjen dhe e zmadhon duke e ndërlidhur me shqiptarë të tjerë në vende të tjera atëherë kemi një shans që kthimi i trurit të ndodh dhe mbi të gjitha të ndodh në mënyrë te efektshme për ndërtimin e shtetit dhe ekonomisë shqiptare.

Këtë rrugëtim, Partia Demokratike e Rithemeluar ka filluar ta ndërmarrë nëpërmjet krijimit të Departamentit të BrainGain dhe Ekselencës si dhe Sekretariatit për Diasporën dhe BrainGain pranë FRPD.

Nëpërmjet një sërë projektesh, si Programi i Mentorimit, Rrjeti i Ambasadorëve apo Laboratori i Sukseseve synohet krijimi i një hapësire të ndryshme angazhimi dhe ndërveprimi për çdo Shqiptar që dëshiron të angazhohet politikisht.

Megjithatë kjo nuk mjafton. Partia Demokratike duhet ta çoj më larg këtë ide duke vendosur si prioritet të strategjisë diplomatike të saj qasjen e re ndaj ekselencës, duke i dhënë një substancë të plotë, të lexueshme dhe efektive.

Këtë mund ta bëj me dy mënyra te thjeshta: ambasadat duhet të jenë përgjegjëse për të mbajtur gjallë një rrjet të dyfishtë, atë të studentëve shqiptarëdhe atë të profesionistëve dhe sipërmarrësve shqiptarë në vendet ku qëndrojnë.

Më pas duhet të institucionalizohet një bashkëpunim i gjerë nëpërmjet shkëmbimeve të ndryshme si propozimi i stazheve profesionale, lehtësimin dhe njohja me procedurat e ndryshme, aktivizimi në projekte inovuese në dobi të Shqipërisë.

Lista e ideve dhe propozimeve është e gjatë dhe jo doemos e përshtatshme për një artikull të shkurtër por është thelbësore të kuptohet që kjo qasje e re është ndoshta një nga rrugët e fundit që të bëhet e mundur qëAsdrenet e kohëve moderne të aktivizohen në shërbim të Shqipërisë!

*Drejtues i Departamentit BrainGain dhe Ekselencës i Partisë Demokratike

**Sekretar për Diasporën dhe BrainGain i Forumit Rinor të Partisë Demokratike

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco