Mediat greke: Rama blen dronë gati për luftë nga dhëndri i Erdoganit

Mediat greke: Rama blen dronë gati për luftë nga dhëndri i Erdoganit

11:09, 21/12/2022
A+ Aa A-

Lajmi se Shqipëria ka blerë dronë luftarakë nga Turqia është një nga raportimet kryesore të medieve në Greqi.

Shumë prej këtyre medieve theksojnë faktin se Rama ka blerë dronë, duke deklaruar se janë të armatosur dhe gati edhe për luftë.

“Falenderimet nuk janë të mjaftueshme për Erdoganin,” tha Rama gjatë ceremonisë, ndërsa ky koment ka rënë në sytë e medieve greke.

“Krenarë që jemi partnerë strategjikë me Erdoganin,” theksoi Rama.

Ndërkohë Capital.gr shkruan se Rama i ka blerë dronët Bayraktar nga kompania e dhëndrit të Erdoganit.

Ky i fundit, Haluk Bayraktar, postoi pamje nga ceremonia, duke theksuar se “Ne kemi nënshkruar një kontratë eksporti me Shqipërinë, një vendim me të cilin kemi lidhje shekullore historike, kulturore dhe njerëzore”.

Po ashtu, mediat greke theksojnë se një lajm i tillë vjen në kohën kur Shqipëria do të vizitohet nga ministri i Jashtëm grek dhe më pas nga kryeministri grek.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco