Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

Koka: Në ‘Myslym Keta’ do të ndërtojë njeriu i Veliajt që do të blejë për të vota në 14 maj

Koka: Në ‘Myslym Keta’ do të ndërtojë njeriu i Veliajt që do të blejë për të vota në 14 maj

09:17, 21/12/2022
A+ Aa A-

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, gazetari Bledian Koka u shpreh se bashkia ka vendosur që t’i marrë 70 familje në “Myslym Keta” dhe t’i dërgojë diku tjetër dhe nuk dihet se ku.

Ai tha se nuk dihet se çfarë do të ndërtohet aty dhe ka zëra që do të ndërtohen kulla për klientin e Veliaj që do t’i blejë vota në 14 maj.

Koka: Bashkia ka vendosur që t’i marri 70 familje dhe t’i dërgojë diku tjetër dhe nuk dihet se ku. Edhe sikur ajo të ishte pronë shtetërore ajo nuk është e Veliajt, por e qytetarëve shqiptarë dhe të parët duhet të marrin shtëpi ata që kanë jetuar.

Kjo është një skemë se si bashkia dhe qeveria abuzon me pasurinë e shqiptarëve. Ne do të kishte kushtuar më lirë nëse do të ishte respektuar vendimi i dhënë më herët, sesa t;i shembim dhe këta njerëz t’i zhvendosin sepse nuk e dimë se çfarë do të ndërtohet aty, pasi kemi dëgjuar se do të ndërtohen kulla dhe qendra tregtare për njeriun që do të blejë vota në 14 maj për Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco