Shembja e pallatit tek 'Myslym Keta', Këlliçi: Gjithçka brutale dhe në paligjshmëri! Pse i lanë banorët 3 vite në rrezik?

19:47, 19/12/2022
A+ Aa A-

Kandidati i PD për Bashkinë Tiranë në zgjedhjet lokale, Belind Këlliçi, komentoi në edicionin e orës 19:00 me Juli Krisafin në Syri Tv shembjen e pallatit në rrugën 'Myslym Keta'. Belind Këlliçi deklaroi se i ka qëndruar pranë banorëve ndërsa theksoi se kemi një shtet që mohon veten e tij me shkresat e veta.

"Nëse ky pallat paska qenë kaq i dëmtuar për tu shëmbur pas tërmetit, përse i lanë këta banorë për 3 vite me radhë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe në një godinë që do iu rrezikonte jetën."-tha Këlliçi.

Këlliçi u shpreh se banorët që kanë dalë nga banesat e tyre kanë mbetur në qiell të hapur ndërsa shtoi se ka patur pretendime nga Bashkia e Tiranës që janë rrëzuar poshtë nga banorët sa i përket bonuseve.

“Grabitja e pronës së qytetarëve ka qenë arsyeja që t’i bashkohem kauzës së tyre. I drejtohem institucioneve përgjegjëse për të gjitha veprimet. Ky shtet zgjohet në orët e para të mëngjesit, i gatshëm të vërë një ushtri me policë në gatishmëri për të shembur pronën e qytetarëve, para Krishtlindjeve, Vitit të Ri.

Kam bërë një kallëzim në SPAK për Bashkinë Tiranë, s’mundet IMT që të nxjerrë banorët jashtë me një shkresë që e ngjit në pallat dhe thotë ‘bazuar në vendimet e këshillit bashkiak, pa datë, pa shpjegim, pa citim, ju duhet të lironi banesat prej demolimit të godinës.’ Gjithçka brutale dhe në paligjshmëri.”-tha Këlliçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco