w

Startup-et, Sharka: Fondet nuk janë përdorur për qëllimin për të cilin janë financuar

19:00, 19/12/2022
A+ Aa A-

Eduart Sharka i ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv komentoi startup-et dhe abuzimet me fondet shtetërore.

Sharka u shpreh se vetëm mënyra e aplikimit në rastet e fermerëve, është aq e komplikuar dhe kushton plot 20 përqind të shumës që përfitohet.

“Një administratë e kësaj qeverie të njëjtin standart përdor në të gjitha shpëndarjet e fondeve publike dhe ato që vijnë nga donatarët europianë.

Qëllimi i këtyre fondeve ka qenë që të rriten standartet e produkteve bujqësore dhe blegtorale në Shqipëri që të afrohen ose të përnjësohen me standartet e Bashkimit Europian duke qenë se nesër produktet tona mund të qarkullojnë në botë dhe Europë dhe ata janë të kujdesshëm dhe mbrojnë e garantojnë sigurinë ushqimor për qytetarët.

Por sipas mendimit tim, këto fonde nuk janë përdorur për qëllimin për te cilin janë financuar por përdoren rëndom. Mënyra e shpërndarjes ka qënë, se jana ca fonde që kush ka lidhje me qeverinë ka aplikuar dhe ka përfituar këto fonde. Argumentat që më çojnë në këtë konkluzion është se gjithë fermerët janë regjistruar dhe ju është mohuar e drejta të aplikojnë në këto fonde sepse duhet të jesh bines i regjishtruar në QKB, mirëpo 90 përqind të prodhimit e bëjnë këtë fermerë me nipt. Mënyra e aplikimit është shumë e  veshtirë për fermerët sepse vetëm procedura e aplikimit kushton gati 20 përqind të shumës që përfitohet" u shpreh Sharka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco