'Përfitoi grant 50 mln lekë'/ Eksperti i IT, Progni: Ja lidhja e Kamela Hasko me ministren Edona Bilali

18:40, 19/12/2022
A+ Aa A-

Eksperti i IT, Gentian Progni denoncoi pak ditë më parë në një postim në rrjetet sociale, se ministrja e Sipërmarrjes, Edona Bilali i kishte dhënë ish-sekretares së saj, Kamela Hasko, një grant prej 50 mln lekë, si pjesë e fondeve për start-up. 

Task Force me gazetaren Sonila Meço në Syri Tv, Progni tha se ishte telefonuar nga Hasko dhe postimin e ka fshirë, por jo se problemi nuk qëndron. 

Ai sqaroi se Hasko mund të mos ketë qenë sekretare e ministres Edona Bilali, por tërthorazi një lidhje mes të dyjave ekziston. 

"Zonja mori në telefon, kishte edhe ditëlindjen e vajzës ditën që unë bëra postimin. Ishte shumë e mërzitur. Unë e fshiva për t'i bërë një dhuratë vajzës së saj. Dhe ia thashë që kjo fshirje nuk do të thotë se problemi është zgjidhur dhe problemi nuk ekziston. Ishin dy kompani, edhe e zonjës dhe një tjetër, që kishin konsulencë për shkrim të biznesit. Nuk e di çfarë start-upi është konsulenca. Në jetën time s'kam hasur në asnjë vend të botës, e ndjek prej 10 vitesh, por konsulencën nuk e kuptoj. Konsulencë ekonomike, ishte përshkrimi edhe për auditues. Sipas dokumenteve që më erdhën mua ajo punonte për një kompani që kishte bërë auditimin e ish-kompanisë së zonjës Bilali 'AZ Consulting', pra kishte një lidhje tërthorazi që mendoj se në ditët që janë verifikuar dokumentet duhet të ishte... Ish-sekretare e ministres? Këtë nuk e them dot me saktësi. Falë iranianëve dhe AKSH kanë dalë shumë data base dhe aty mund të dalin shumë të dhëna. Më lidhen shumë gjëra dhe prandaj dhe isha shumë i sigurtë në ato që thoja", tha eksperti i IT. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco