Abuzime me fondet përmes start-up/ Eksperti i IT: Një kuzhinier përfitoi 99 mln lekë

18:19, 19/12/2022
A+ Aa A-

Eksperti i IT, Gentian Progni, i ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv komentoi start up-et dhe abuzimet me fondet shtetërore. 

Gentian Progni deklaroi se ligji nuk është i saktë pasi u jep të drejtën edhe bizneseve që kanë shumë vite në treg që të konkurrojnë për start up-e.

"Që këtu fillon problemi. Në botë marrin pjesë idetë inovative, idetë e lindura së fundmi dhe pa një copy-paste", tha Progni. 

Ai tha se përmes start-up një person me profesion kuzhinier ka përfituar 99 mln lekë, ndërsa një biznes bar kafe ka arritur të marrë 50 mln lekë. 

"Një kuzhinier kishte marrë 99 mln lekë si ndihmues i start-up. Lehtësues i start-up. Një bar kafe kishte marrë 50 mln lekë si lehtësues të start-up. Mesa kuptova unë, ishin OJF, kompani apo persona qëlehtësonin komunitetin e start-up. Një bar kafe, nëse do e kisha unë dhe do kisha aplikuar, do jepja ambientin tim për konferenca falas, për Teknologjinë e Informacionit. Por kjo bar kafe merr para për ccdo grumbullim aty. Dhe më rezulton që OJF që janë lehtësues të start-up bëjnë kurse me 1340 euro. Kush është ai prind që mund t'i paguajë fëmijës 1340 euro për një kurs që financohet nga shteti, zyrtar i ka nga shteti dhe bën kurse me para. Kuzhinieri? Ndoshta paguhet kur bëhen konferencat", tha Progni. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco