Shembja e pallatit tek 'Myslym Keta', Matlija: Shkelje e ekspertizave të bashkisë! Ja pse nxitoi IMT...

17:08, 19/12/2022
A+ Aa A-

Avokati Dorian Matlija, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv shembjen e pallatit në rrugën 'Myslym Keta' dhe vendimin e sotëm të gjykatës. Matlija tha se gjykata nuk pranoi kërkesën për pezullimin e prishjes pasi prishja kishte nisur.

Matlija theksoi se në të gjithë rastet ku vijon procesi ku nuk janë prishur ende objektet, ekspertët e caktuar nga gjykata kanë konkluduar shkelje serioze të ekspertizave të bashkisë dhe vendimeve të këshillit bashkiak.

“Bashkia në sallë ngriti pretendimin që prishja ka nisur, solli dhe prova nga aksioni. Gjykatës iu vu në dukje që kërkesës nuk ke çfarë i bën se prishja ka nisur. Gjykata u shpreh se në këtë pikë nuk mund të vendosim më asgjë në lidhje me kërkesën për pezullim se prishja është në kryerje e sipër.

Nëse do lihej një ditë më shumë dhe të pritej gjykata për tu shprehur, me gjasë do kishim një vendimmarrje tjetër. U vendos para faktit, nuk kishte çfarë bënte.

E vetmja gjë që mbetet është të gjykohet nëse ishte veprim i ligjshëm apo i paligjshëm. Mbroj 20 raste të ndryshme të pallateve në Tiranë. Gjykata në rastet ka vendosur pezullimin, ose kanë fituar banorët.

S’ka asnjë rast të vetëm ku këshilli bashkiak dhe gjykata të ketë pasur të drejtë në këto procese. IMT dhe bashkia vepruan me nxitim që mos t’i linin mundësi gjykatës ta thoshte diçka të tillë.”-tha Matlija.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco