Këlliçi marrëveshje me Shoqatën ‘Tirana’: Do jeni në Këshillin e Bashkisë

Këlliçi marrëveshje me Shoqatën ‘Tirana’: Do jeni në Këshillin e Bashkisë

12:27, 18/12/2022
A+ Aa A-

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka nënshkruar sot një marrëveshje me shoqatën ‘Tirana’.

I shoqëruar edhe nga mjeku Ilir Alimehmeti, Këlliçi ka bashkëbiseduar me anëtarët e shoqatës, për të bërë më të mirën për Tiranën.

‘Sot nënshkrova një marrëveshje dypalëshe mirëkuptimi dhe angazhimi me Shoqatën ‘Tirana’ dhe Kryetarin e saj z. Arben Tafaj, për të punuar së bashku për fitoren e 14 majit.

Jap garanci të plotë se Shoqata ‘Tirana’ do të jetë e përfaqësuar në Këshillin Bashkiak, për të mbrojtur vlerat e gjithanshme intelektuale, kulturore, historike dhe pronësore të qytetarëve të Tiranës.

Shoqata ‘Tirana’ do të mbështesë fushatën #FitojmëTiranën për t'i dhënë kryeqytetit një model të ri administrimi.

Falënderoj për mbështetjen Shoqatën Tirana!

Bashkë #FitojmëTiranën!’, shkruan Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco