Skema mashtruese me vlerë 3 mln euro, arrestohet në Rinas i shumëkërkuari italian

Skema mashtruese me vlerë 3 mln euro, arrestohet në Rinas i shumëkërkuari italian

13:43, 17/12/2022
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka arrestuar së fundmi një shtetas të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Damage”, pasi akuzohet për krijimin e skemave mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar.

7 persona janë arrestuar në kaudër të këtij operacioni më herët në muajin shtator, teksa ditën e sotme ka përfunduar në pranga 60-vjeçari Mario Guadagnoli me banim në Itali.

60-vjeçari, në bashkëpunim me 12 shtetas të tjerë dyshohet se përmes mashtrimit, kanë krijuar dhe menaxhuar subjekte tregtare fiktive, nëpërmjet të cilave kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 3 milionë eurosh.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Damage”, shkon në 8 numri i të arrestuarve.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Në shtator 2022, në kuadër të këtij operacioni, janë vënë në pranga 7 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, kanë ndaluar shtetasin M. G., 60 vjeç, banues në Itali, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Damage”, për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

60-vjeçari, në bashkëpunim me 12 shtetas të tjerë (7 të vënë në pranga, 5 ende në kërkim) dyshohet se përmes mashtrimit, kanë krijuar dhe menaxhuar subjekte tregtare fiktive, nëpërmjet të cilave kanë qarkulluar vlera të konsiderueshme parash, të padeklaruara në organet tatimore, duke i shkaktuar kështu shtetit shqiptar, një dëm financiar prej 3 milionë eurosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco