Lajmi i fundit

Dyshimet/ Digjen në Kamëz 6 automjete të një biznesi të makinave me qira

Vasili e krahason Ramën me zuskë: Në vend të veshë çizmet e përmbytjes, na tregon lojërat!

Vasili e krahason Ramën me zuskë: Në vend të veshë çizmet e përmbytjes, na tregon lojërat!

12:01, 17/12/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë e ka krahasuar Kryeministrin e vendit me një zuskë, një zuskë që krihet e zbukurohet në një kohë kur vendi po përmbytet.

“Shqipëria përmbytet - kryeministri krihet... dhe poston lojërat në Fb!” komentoi hidhur Vasili, pak pasi raporti më i fundit nga Shkodra njoftoi se tremijë ha tokë janë në ujë, dy ujësjelljesa fshatrash nuk funksionojnë fare dhe se disa rrugë janë të pakalueshme.

“Një shprehje që thotë "Stambolli digjet dhe zuska krihet" e përkthyer në shqip sot është “Shqipëria e përmbytur dhe kryeministri krihet,” – i mëshoi penës, Petrit Vasili në Fb. - Mijëra e mijëra hektarë tokë të përmbytura, banesa, bagëti dhe biznese gjithfarësh, anë e mbanë Shqipërisë. Ndërsa në mënyrë skandaloze, Edi Rama poston sot në Fb, foto nga Parku i Aventurave në Shishtavec!!!

“Shqipëria nuk ka kryeministër! Kur të gjithë presin Kryeministrin të jetë në krye të punëve, kryeministri në mënyre cinike poston budallallëqe.

“Të gjithë presin që Kryeministri të veshë çizmet e të shkojë në zonat e përmbytura, po ky Rama nuk ka kohë për pushim se do të postojë parkun e lojërave të Shishtavecit!

“Por Shqipëria ka thjesht grabitqarë, që gjithmonë i lënë shqiptarët vetëm në ditë të hallit”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco