Atentati në zemër të Tiranës, Berisha: Rendin e bëjnë kriminelët

Atentati në zemër të Tiranës, Berisha: Rendin e bëjnë kriminelët

20:02, 16/12/2022
A+ Aa A-

Pas atentatit në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shkruan se rendin e kanë në dorë kriminelët, pasi ua ka lënë Edi Rama.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Atentat në zemër të Tiranës! Ligji dhe rendi në duart e krimit!

Të dashur miq, një tjetër atentat, me pasojë vdekjen, ka ndodhur pak çaste më parë, në zemër të Tiranës, në Komunën e Parisit. Aq inekzistente janë qeveria dhe policia në këtë vend, sa kriminelët nuk pyesin më për asgjë.

Me platformën e Edi Ramës kokën ti hanë njëri-tjetrit, rendin e bëjnë kriminelët dhe vrasësit. Atentatet bëhen kudo, kriminelët nuk kujdesen aspak për detaje e as nuk kanë më frikë nga policia, përkundrazi, policia dhe qeveria licenson aktet e tyre.

Edi Rama dhe ministri i tij familjes Çuçi  kane shndërruar Shqipërinë në një vend të pasigurtë për ne dhe fëmijët tanë, një vend ku bandat dhe qeveria nuk kanë më asnjë dallim nga njëra-tjetra.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco