‘Në Maqedoni kushton 145 lekë’/ Vasili: Bordi i hajdutëve e rriti çmimin e naftës me 6 lekë dhe e çoi 202 lekë

‘Në Maqedoni kushton 145 lekë’/ Vasili: Bordi i hajdutëve e rriti çmimin e naftës me 6 lekë dhe e çoi 202 lekë

16:01, 14/12/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Petrit Vasili ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Bordit të Transparecës i cili rriti me 6 lekë për litër çmimin e naftës.

‘Sot Bordi i Hajdutëve e rriti çmimin e naftës me 6 lekë dhe e çoi çmimin 202 lekë për litër. Ndërsa në Maqedoni nafta kushton sot 78 denare apo 145 lekë për litër’, shkruan Vasili në Facebook.

Gjithashtu Vasili thekson se çdo shqiptar vidhet çdo sekondë me çmimin e naftës nga kjo hajdutëri, që konsumohet sheshit.

Postimi i plotë:

Cfare hajdutesh! Nafta ne Shqiperi 202 lek, ne Maqedoni 145 lek!

Sot Bordi i Hajduteve e rriti çmimin e naftes me 6 lek dhe e çoi çmimin 202 lek per liter.

Ndersa ne Maqedoni nafta kushton sot 78 denare apo 145 lek per liter.

Hajduteri me e madhe se kaq nuk ka se ku te veje.

Qeveri dhe oligarke ulur ne nje tavoline shqyejne si çakenj parate e shqiptareve te varfer.

Çdo shqiptar vidhet çdo sekonde me cmimin e naftes nga kjo hajduteri, qe konsumohet sheshit.

Faqe e zeze e SPAK, qe nuk leviz gishtin dhe pranon te vidhet edhe vete sa here qe ndezin makinat per te levizur..

SPAK tundi dynjane per 5 kg sardele dhe per ndeshjet e futbollit te kategorise dyte dhe tani mbyll syte perpara kesaj megavjedhje.

Apo mos u ka dhene tollona nafte ndonje oligark dhe u ka taposur gojen.🤣

Parlamenti i rilindjes bllokoi Projektligjin, qe une propozova per heqjen e takses se qarkullimit dhe te karbonit.

Parlamenti i 74 rilindasve te pacipe zgjodhi hajdutet perpara hallit te qytetareve, qe paguajne çmimin e bordit hajdut te qeverise!

SHKRINI BORDIN O QEVERI HAJDUTESH!

BOLL VODHËT O TE PANGOPUR!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco