‘Në 32 vite u rrezikua ekzistenca shumë herë’/ Noka: Gëzuar ditëlindjen PD! Sot bën opozitë pa kompromis

‘Në 32 vite u rrezikua ekzistenca shumë herë’/ Noka: Gëzuar ditëlindjen PD! Sot bën opozitë pa kompromis

14:03, 11/12/2022
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka kujtuar 32 vjetorin e lindjes së PD-së, ku sipas tij një regjim diktatorial vriste shpresën se Shqipëria mund të ndryshonte.

‘PD preku fundin dhe sërish ia doli të ngjitej me ndihmën e shqiptarëve. Ka besim dhe shpresë te lidershipi ynë, te proceset tona demokratike. Sot PD bën opozitë pa kompromis’, shruan Noka në Facebook.

Postimi i plotë:

32 vite më parë, një regjim diktatorial vriste shpresën se Shqipëria mund të ndryshonte. Studentët, të rinjtë dhe intelektualët u ngritën mbi frikën dhe themeluan forcën e parë  politike demokratike, themeluan Partinë Demokratike.

Në 32 vite PD dha kontribut të çmuar por edhe u sulmua egërsisht, saqë ekzistenca e saj u rrezikua shumë herë.

Vetëm një vit më parë, pas një periudhe depresioni politik, e gjithë vëmendja e opinionit publik u rikthye te Partia Demokratike. Kishte vite që PD nuk ngjallte interes publik të këtij dimensioni.

Lëvizja Foltore dhe më pas Kuvendi i Rithemelimit ridimensionuan diskursin politik në Shqipëri, rikthyen PD në tavolinën e të mëdhenjve dhe në sheshbetejë.

Sot PD bën opozitë pa kompromis,

e pashantazhuar, sovrane në vendimmarrjet e saj.

PD preku fundin dhe sërish ia doli të ngjitej me ndihmën e shqiptarëve. Ka besim dhe shpresë te lidershipi ynë, te proceset tona demokratike,

tek alternativa jonë për Shqipërinë.

Përpara kemi pengesa por do t'i kapërcejmë një e nga një, të gjithë bashkë!

Gëzuar Ditëlindjen PD! ✌🏻

Urime të gjithë demokratëve!

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco