Sondazhi në SYRI.net/ 85% e shqiptarëve, pas sulmit ndaj Berishës qëndron Edi Rama

Sondazhi në SYRI.net/ 85% e shqiptarëve, pas sulmit ndaj Berishës qëndron Edi Rama

11:38, 11/12/2022
A+ Aa A-

Sondazhi i SYRI.net ka bërë publike shifrat ku 85% e shqiptarëve mendojnë se pas sulmit ndaj kryetarit të PD-së Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit qëndron kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë se në protestën e opozitës në 6 dhjetor, lideri i saj Sali Berisha u sulmua dhunshëm nga një i infiltruar i Policisë Kriminale duke e goditur pasi doli nga selia e PD-së.

I menjëhershëm ka qënë reagimi i Berishës, i cili u ngjit në podiumin e protestës pas sulmit të pabesë dhe theksoi se Edi Rama nuk do mund dot ta mposhtë kurrë opozitën. Berisha hodhi akuza në drejtim të Ramës, ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi dhe drejuesit të SHÇBA-së Ardi Veliu se kanë inskenuar të gjithë atentatin.

Të njëjtin mendim kanë edhe 85% e shqiptarëve të cilët shprehen se pas sulmit ndaj Sali Berishës qëndron Edi Rama

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Media megafon propagande11/12/2022 15:19

Po pra, por i jëti sondazh po të bëhet te shqiptarja.com do dilte 85% JO. Përshembull te gazeta SOT është bërë një sondazh online, "Kush nga keta te dy ka te drejte ne raport me serbin Vucic, Rama apo A.Kurti?". Dhe rezultati doli 70% ka të drejtë Rama. A ka mundësi një gomarllëk i tillë? JO. Pse ndodh kështu?! Sepse ose sondazhi manipulohet, ose te sondazhi i secilës media votojnë kryesisht vetëm militantët e njërës parti.

Shto koment

Denonco