Tërheqja e Alimehmetit, Alizoti: Gjest fisnik, PD të jetë e unifikuar në zgjedhjet lokale

Tërheqja e Alimehmetit, Alizoti: Gjest fisnik, PD të jetë e unifikuar në zgjedhjet lokale

22:14, 10/12/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomorr Alizoti ka përgëzuar Ilir Alimehmetin për tërheqjen nga gara e primareve, duke e cilësuar këtë vendim si një gjest fisnik.

Alizoti, në një intervistë për gazetaren Nisida Tufa, tha se e shikon Alimehmetin me një të ardhme të këndshme politike. Ai theksoi se hyrja e Alimehmetit në politikë ishe bombastike.

Ndër të tjera, deputeti shprehu dëshirën e tij për të parë të gjithë kandidatët të unifikuar në zgjedhje, jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë.

“Në rastin e Tiranës, primaret futën një civil, një njeri të nderuar si zoti Alimehmeti në politikë. Në politikë, shumica nuk kanë hyrë nga primaret, por kanë hyrë nga kryetarët e partisë ashtu sikurse edhe unë nëpërmjet zotit Basha.

Unë e kam parë gjestin e zotit Alimehmeti si fisnikëri, unë kështu e shoh. Mendoj se në këtë politikë shqiptare akte të tilla e pasurojnë politikën shqiptare, sepse në politikën shqiptare njerëzit nuk tërhiqen.

Ndaj dhe Partia Demokrtaike është në krizë pasi askush nuk tërhiqet. Unë mendoj se i dha një leskion PD-së. Unë e shikoj zotin Alimehmeti me një të ardhme të këndshme politike.

Ai sapo ka hyrë në politikë, me një hyrje bombastike dhe do të ketë mundësi që të hyjë edhe më shumë. Nuk e njoh afër, por do të doja të unifikoheshin në këtë garë, jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë Shqipërinë”, deklaroi Alizoti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco