Meta: Rama i kapur në flagrancë për grabitjen e Portit të Durrësit! Korruspion madhor, s'është projekt strategjik

Meta: Rama i kapur në flagrancë për grabitjen e Portit të Durrësit! Korruspion madhor, s'është projekt strategjik

18:47, 10/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar këtë pasdite një takim me strukturat e kësaj partie në Durrës.

Meta foli për projektin e Portit të Durrësit për të cilin tha se kemi të bëjmë me një korrupsion madhor dhe grabitje të pronës më strategjike të Shqipërisë .

Ish-Presidenti i vendit, Ilir Meta u shpreh se kryeministri Edi Rama është i kapur në flagrancë për grabitjen mafioze të këtij porti.

“Rama është i kapur në flagrancë për grabitjen mafioze të portit kombëtar të Durrësit si prona më e rëndësishme e Shqipërisë. Ia dha pronarëve të panjohur, kompani guackë. Asnjë shqiptar nuk e di ku po përfundon një pronë e tillë kolosale.

Ndërtim pallatesh e apartamentesh, nuk kemi të bëjmë me një projekt strategjik. Marinë e vogël me 280 vende parkimi. Gjithçka e orientuar tek përfitimi i apartamenteve. Prona e Portit të Durrësit po falet për apartamente dhe për korrupsion. Po shiten që tani në ajër, do falen miliona euro taksa.”-tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco