Meta me strukturat e PL: Rilindja shkatërroi Durrësin! Do të ndalim shpopullimin dhe do të rrisim pagat

Meta me strukturat e PL: Rilindja shkatërroi Durrësin! Do të ndalim shpopullimin dhe do të rrisim pagat

18:43, 10/12/2022
A+ Aa A-

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim me strukturat e kësaj partie në Durrës deklaroi se qyteti bregdetar nuk ka qenë prioritet i qeverisë që ta zhvillojë për qytetarët por për të pasuruar ata që e përdorin Durrësin për interesat e tyre personale.

“Durrësi është prioritet i Partisë së Lirisë që të tërheqim investime direkte e indirekte, të rrisim eksportet dhe ta shndërrojmë Shqipërinë në një vend të rëndësishëm eksportues, të krijojmë vende të reja pune dhe t'i japim fund njëherë e përgjithmonë shpopullimit të vendit, të rrisim pagat mesatare në vend.”-tha Meta.

Ish-Presidenti i vendit u shpreh se edhe pse Durrësi është qyteti i dytë për nga rëndësia, nuk ka një kinema, një qendër inovacioni për të rinjtë që të zhvillojnë dhe projektet e tyre. Sakaq, ai përmendi problematikën e kanalizimeve pasi ky qytet përmbytet me 10 minuta reshje shiu.

"Ju luteni që dhe në gusht mos të bjerë një vesë shi se përmbyteni. Rilindja ndërton më parë një velierë korrupsioni se sa bën kanalizimet për durrsakët. Betonizimi pa kriter e ka lënë Durrësin pa parqe e lulishte. Nismat e qeverisë kanë synuar grabitjen e pronave detare në vend të një zhvillimi që do i sillte përfitime çdo qytetari të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.”-tha Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco