Shembja e 'Prestige Resort', Alizoti: Nëse Rama ka probleme personale, shkatërron çdo media...

Shembja e 'Prestige Resort', Alizoti: Nëse Rama ka probleme personale, shkatërron çdo media...

18:15, 10/12/2022
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti thotë se shembja e “Prestige Resort” është një mesazh që kryeministri i ka dhënë të gjitha mediave që i dalin kundër.

Sipas tij, për problemet personale, Rama është i gatshëm t’i shkatërrojë të gjitha mediat. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, Alizoti tha se shqetësimi në këtë situatë është mllefi dhe epshi i kryeministrit, të cilat kalojnë mbi ligjin.

Alizoti: Nuk më shqetëson resorti më i mirë apo më i vogël. Më shqetëson që mllefi dhe epshi i kryeministrit, është bërë institucion në Shqipëri. Mllefi i autokratit është mbi ligjin. Nëse ka probleme personale, është në gjendje të shkatërrojë çdo media në Shqipëri. Shembja e prestigjit, është një mesazh dhe sinjal për të tjerët. Demokracia është një produkt i vonshëm në Europë.

Është produkt i protestës. Protesta është një zemërim. Kur pushtetarët jetojnë në vila, njerëzit duhet të rebelohen. Protestë pa dhënë ndonjë shpjegim të ri. Protestë si në Paris, si në Londër. Të ndryshosh diçka, duhet ta besosh vetë. Shqiptarët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre personale, të mos lejojnë një kryebashkiak të bëjë dasmën në kështjellë.

Pyetje: Çfarë qasje duhet të ketë opozita?

Alizoti: Opozita duhet të formojë shumë shpejt alternativën e saj. Të kthejë në kauzë zemërimin popullor. Dhe një pjesë e opozitës e çarë mes vetes, duhet të gjejë gjuhën e komunikimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco