SYRI TV/ FMN në alarm për pastrimin e parave në Shqipëri

14:05, 10/12/2022
A+ Aa A-

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë thirrje për konsolidim fiskal, kontroll më të rreptë të projekteve të partneritetit publik privat si dhe vazhdim të reformave për uljen e informalitetit. Në raportin e fundit FMN ripërsërit qëndrimin kundër amnistisë fiskale, ndërsa thekson rëndësinë e daljes nga lista gri e pastrimit të parave.

Nga SYRI TV

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përsëritur kritikat e tij kundër amnistisë fiskale, e cila rrezikon pastrimin e parave në Shqipëri. 

Në raportin e fundit FMN theksoi rëndësinë e një daljeje të përshpejtuar nga lista gri e pastrimit të parave.

Fondi bëri thirrje për konsolidim fiskal, kontroll më të mirë të projekteve të partneritetit publik privat, vazhdim të reformave dhe ulje të informalitetit që do të ndikonte në reduktimin e emigracionit.

FMN paralajmëroi se një shtrëngim më i fortë i kushteve financiare globale mund të pengojë aksesin e Shqipërisë në financimin e tregut të jashtëm. 

Gjithashtu, FMN theksoi rëndësinë e vigjilencës së shtuar për të ruajtur stabilitetin financiar duke pasur parasysh rritjen e shpejtë të kredisë dhe aktivitetet e lidhura me pasuritë e paluajtshme.

FMN thekson se rritjet e mëtejshme të çmimeve të ushqimit dhe energjisë janë një rrezik kryesor, veçanërisht nëse ato shkaktojnë një raund tjetër rritjeje dhe trazira sociale.

Sipas prashikimeve, inflacioni total pritet të arrijë kulmin në muajt e ardhshëm dhe duhet të fillojë të ulet në vitin 2023.

Inflacioni pritet të kthehet në objektivin e bankës qendrore prej 3 për qind nga mesi i vitit 2024, teksa çmimet ndërkombëtare të mallrave të stabilizohen, politikat fiskale dhe monetare të shtrëngohen dhe rritja të ngadalësohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco