‘Po na morën ujin, na morën shpirtin! Të vdesim dhe le ta marrin! – Revoltë në fshatin Kërçisht kundër projektit

‘Po na morën ujin, na morën shpirtin! Të vdesim dhe le ta marrin! – Revoltë në fshatin Kërçisht kundër projektit

12:15, 10/12/2022
A+ Aa A-

Dibër - Banorët e fshatit Kërçisht në Maqellarë janë ngritur të revoltuar sot duke u përballur edhe me Policinë, edhe me përfaqësuesit e baskisë, pasi në burimin e fshatit të tyre, autoritetet vendore kërkojnë që të ndërtojnë një ujësjellës për furnizimin edhe të zonave të tjera.

Banorët, burra e gra,  e kanë bllokuar rrugën për të mos lejuar mjetet e bashkisë për të shkuar pranë burimit të fshatit, duke deklaruar se ai burim është e vetmja mundësi që këta banorë kanë për ujin e pijshëm dhe për vaditjen e tokave të tyre.

Në vendngjarje ka shkuar Policia, por banorët shprehen se nuk do të tërhiqen pasi ai burim është i pamjaftueshëm për mbulimin e nevojave të tyre e jo më për të furnizuar edhe zonat e tjera.

“Me na marrë ujin, ka kanë marrë shpirtin! Çfarë mbetet më?! Le të vdesim dne dhe le ta marrin pra!” tha njeri nga burrat e fshatit.

Uji  i fshatit Kërçisht i Epërm vjen nga mali sipër fshatit dhe synohet që me të, të furnizohen 15 mijë banorë të zonës së Maqellarës. 

Banorët thanë se bashkia nuk ka arritur asnjë marrëveshje me ta e madje dhe ujin po kërkon t'ua marrë, kur në 30 vjet nuk ka bërë asnjë investim në fshatin e tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco