Mesiç: Pas atentatit ndaj Berishës fshihen ata që janë kundër pluralizmit

Mesiç: Pas atentatit ndaj Berishës fshihen ata që janë kundër pluralizmit

11:21, 10/12/2022
A+ Aa A-

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiç, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Panorama” menjëherë pas takimit me kryetarin demokrat, Sali Berisha, dënoi sulmin fizik të bërë më 6 dhjetor ndaj kreut të opozitës. Sipas ish-presidentit, ajo që ndodhi më 6 dhjetor nuk është një incident, por një atentat që mund të kishte shkaktuar vdekjen e kreut të opozitës pas së cilës ish-presidenti është i bindur që qëndron dikush që nuk e do demokracinë, madje nuk do as Bashkimin Evropian, pasi ndodhi në të njëjtën ditë kur në Shqipëri përfaqësuesit e BE-së. Ai e cilësoi këtë një akt të rëndë që kërkon reagimin e organeve të drejtësisë. Ndërkohë, sa i përket strategjisë së protestave të opozitës, Mesiç u shpreh në mënyrë të prerë se demokracia që sulmohet duhet të mbrohet.

Z. Mesiç, ju keni pasur një takim me ish-kryeministrin Berisha. Besoj jeni njohur me ngjarjen që ndodhi në protestën e 6 dhjetorit, ku z. Berisha u sulmua fizikisht. Si e komentoni këtë ngjarje?

Unë nuk do ta quaja incident, por si atentat i montuar. Është njësoj, sikur një e rrahur e rëndë e rrëzon njeriun në tokë dhe njeriu duke u rrëzuar mund t’i bjerë koka në beton dhe mbetet i vdekur. Për këtë arsye, quhet atentat ndaj kreut të opozitës. Doktor Sali Berisha nuk është njeri i panjohur, por ka qenë qeveritar dhe në të gjitha pozicionet politike në Shqipëri. Është njeri që e njeh i gjithë rajoni gjithë Ballkani, Evropa dhe gjithë bota.

Çfarë mesazhi përcillet për demokracinë ku dhunohet lideri i opozitës, kur në Shqipëri ndodheshin liderët e vendeve të BE?

Mesazhi im është që ky është një sulm kundër demokracisë. Mbas këtij sulmi, me siguri qëndrojnë struktura të ndryshme. Nuk kam informacione të hollësishme se kush qëndron pas kësaj, por kjo është edhe një gjë kundër atyre liderëve që ishin atë ditë në Shqipëri, pra përfaqësuesve të Bashkimit Evropian. Unë nuk dua të them diçka për këtë çështje, sepse s’kam informacione të sakta, por e sigurt është se pas asaj që ndodhi qëndron dikush tjetër. E sigurt është se qëndrojnë ata, të cilët janë kundër demokracisë, kundër pluralizmit dhe kundër çdo procesi demokratik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco