SYRI TV/ Berisha: Rama e flaku ambasadoren Kim si limon i shtrydhur

10:31, 10/12/2022
A+ Aa A-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, e ka cilësuar flakje të një limoni të shtrydhur, njoftimin e Ministrisë së Jashtme për nisjen e procedurave për zëvendësimin e Yuri Kim. Berisha akuzoi Kim se ka dëmtuar marrëdhëniet shqiptaro–amerikane si dhe denoncoi faktin se diplomatja amerikane ka detyruar deputetët që të dalin kundër tij

SYRI TV

“Flakje të një limoni të shtrydhur”.

Kështu  e ka konsideruar lideri i opozitës, Sali Berisha njoftimin e shpërndarë nga ana e Ministrisë së Jashtme për nisjen e procedurave për zëvendësimin e ambasadores amerikanë në Tiranë, Yuri Kim.

Berisha akuzoi ambasadoren Kim se gjatë kësaj kohe ka dëmtuar marrëdhëniet shqiptaro–amerikane, pasi sipas tij ka ndjekur praktika të cilat janë në kundërshtim me konventat ndërkombëtare.

Sali Berisha denoncoi edhe faktin se ambasadorja amerikane në Tiranë ka detyruar deputetët e Kuvendit që të jenë kundër tij.

Një ditë më parë Ministria për Evropën dhe punët e Jashtme lajmëroi në mënyrë të pazakontë dhe të paprecedent, se ka nisur procedurat për largimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco