Sulmi mbi faqen në FB të SYRIT/ Blushi: Kjo është vepër direkte e Ramës

Sulmi mbi faqen në FB të SYRIT/ Blushi: Kjo është vepër direkte e Ramës

10:20, 10/12/2022
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, reagoi pasi faqja në Facebook e portalit më të madh në vend, SYRI.net, u sulmua nga hakerat me lidhje pranë qeverisë.

“Mbyllja e faqes së medias opozitare www.syri.net në Facebook, ndër më të lexuarat, më të besueshmet dhe më seriozet në vend, është një krim i shëmtuar kibernetik qeveritar.

Kjo është vepër direkte e Edi Ramës, në vazhdën e urrejtjes patologjike dhe sulmeve permanente të tij ndaj lirisë së fjalës, pavarësisë së medias dhe çdo zëri kritik që nuk e ble dot.

Përdorimi shtetëror i tritolit, dhunës, presionit, shantazhit, gjobave, censurës, "riedukimit" apo arrestimit të gazetarëve, sekuestrimit deri në mbylljen e plotë të mediave, dëshmojnë se ky regjim kriminal, hajdut dhe skizofrenik është armik i fjalës së lirë!

Vetëm largimi i Edi Ramës dhe bandës së “Rilindjes” përmirëson lirinë e medias dhe garanton të drejtat e gazetarëve!” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco