Vendimi: I pavlefshëm dokumenti që e shpalli Shehun të sëmurë mendor

Vendimi: I pavlefshëm dokumenti që e shpalli Shehun të sëmurë mendor

10:08, 10/12/2022
A+ Aa A-

Pretendimi se Sali Berisha u godit me grusht nga një i sëmurë mendor u rrëzua në Gjykatën e Shkallës së Parë nga tre palët në proces. 

Së pari, nga prokurori i çështjes që e akuzoi Gert Shehun për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje, duke e mbajtur përgjegjës për aktin që kreu. 

Së dyti, nga avokati që pranoi se nuk kishte asnjë kartelë mjekësore për të vërtetuar sëmundjen e klientit të tij.

Së treti, nga gjykatësi, që dha masën e arrestit me burg dhe nuk pranoi izolimin e Gert Shehut në spitalin psikiatrik, siç kërkoi mbrojtja.

Në fund të procesit, avokati i Shehut tha se nuk kishte një kartelë mjekësore të vlefshme për Gert Shehun, duke pranuar pavlefshmërinë e dokumentit që kishte dalë nga një klinikë private në Tiranë.

“Akti i ekspertimit psikiatrik do të jetë përcaktues. Ne e kemi kërkuar të zgjeruar, të përfshihen edhe ekspertë të tjerë. Klienti im kurohej, ia kishte dhënë mjeku kurën. Ai ishte i pranishëm në seancë, por nuk pati asnjë qëndrim”, tha avokati Ervis Lila, i cili nuk mund të shpjegonte se përse e kreu 31-vjeçari goditjen e Berishës gjatë protestës.

Mbetet për t’u parë rezultati i ekspertizës psikologjike për Gert Shehun, por deri tani kjo është hera e dytë që gjykata e mban atë tërësisht përgjegjës për një akt kriminal.

Rasti i parë ishte për një ngjarje të 5 viteve më parë, kur Shehu qëlloi me grushta rojen e një palestre për arsye personale. Në tetor të vitit 2017, gjykata e dënoi me gjobë si tërësisht të përgjegjshëm për aktin që kishte kryer. Në vendim nuk pasqyrohet asnjë pretendim nga familja se Shehu ishte i sëmurë mendërisht.

Por sipas dokumentit të lëshuar nga një klinikë private, Gert Shehu kishte nisur vizitat mjekësore në janar të vitit 2018. Dokumentiqarkulloi në media menjëherë pas goditjes së Sali Berishës. Pikërisht këtij dokumenti iu referua edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Muhamet Rrumbullaku në konferencën për mediat disa orë pas ngjarjes. “Dokumenti që vërteton gjendjen e shëndetit mendor të shtetasit Gert Shehu është vënë në dispozicion të mediave nga familjarët e tij”, u shpreh Rrumbullaku.

Policia doli edhe me një deklaratë ku i referohej të njëjtit dokument, që sot gjykata e shpalli të pavlefshëm. “Sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë”, u tha në deklaratën me shkrim të policisë./LAPSI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco