Paradoksi/ SPAK nën akuzë për fshehje provash, DASH e vlerëson

Paradoksi/ SPAK nën akuzë për fshehje provash, DASH e vlerëson

09:53, 10/12/2022
A+ Aa A-

Pikërisht në ditën kur dy prokurorë të SPAK janë në akuzë se kanë fshehur provat për ish-ministrin e Edi Ramës, Arben Ahmetaj, një postim i Departamentit të Shtetit ka bërë një vlerësim për këtë institucion të hetimit në Shqipëri.

Situata bëhet akoma më qesharake kur mendon se në sondazhe, SPAK ka nivelin më të ulët të besimit te opinioni publik edhe se vetë qeveria dhe çdo degë e saj.

“Me ndihmën e SHBA-së, Shqipëria krijoi një Organ të Posaçëm Kundër Korrupsionit si një ent i ri elitar kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në muajt e fundit, organi ka arrestuar ish-ministra, deputetë në detyrë, gjyqtarë, policë, prokurorë, kryebashkiakë dhe krerë nga krimi i organizuar”, thuhet në një postim në blogun e DASH.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama është në akuzë se po kërkon edhe kapjen e kreut të SPAK, i cili zgjidhet pas pak ditësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco