Hoxha: Sulmi i Ramës ndaj opozitës nuk ndalet, e fshiu totalisht edhe faqen e Syri.net në Fb

Hoxha: Sulmi i Ramës ndaj opozitës nuk ndalet, e fshiu totalisht edhe faqen e Syri.net në Fb

08:28, 10/12/2022
A+ Aa A-

Indrit Hoxha, Sekretari për Diasporën në PD, ka akuzuar qeverinë për fshirjen e faqes së Syri.net në Facebook dhe ka deklaruar se ndaj kësaj kësaj qeverie që kërkon të kontrollojë çdo gjë, nuk reagohet më me fjalë.

Hoxha shkroinë Fb: “Sulmi i Ramës ndaj opozitës dhe mediave opozitare nuk ndalet. Ka hakeruar dhe fshirë totalisht faqen e facebook të Syri.net e cila kishte 600.000 ndjekës. Atë që nuk e kontrollon Rama, i dërgohet ose tritoli ose i kërkohet t’i mbyllet zëri. Ndaj kësaj qeverie nuk reagohet më me fjalë,” ka nënvizuar ai në përfundim.

Denoncimi ka ardhur pas rrëmbimit të faqes së Syri.net në Facebook nga hakerat, faqe  ku prej vitesh publikoheshin artikujt e kësaj medieje opozitare - për të kulmuar ditën e djeshme, me fshirjen e çdo lajmi të publikuar deri në zhdukjen plotësisht të faqes nga Fb.

Pas sulmit edhe fizik që iu bë liderit historik të PD-së, Sali Berishës, në protestën e 6 dhjetorit në Tiranë, ky është një tjetër sulm fizik që i bëhet opozitës shqiptare për t'i mbyllur gojën dhe në veçanti, zhdukur të gjitha denoncimet e saj për aferat e rënda qeveritare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco