Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Një ditë pasi Rama e shkarkoi, Myslim Murrizi i shkruan Yuri Kim: Të paktën këtë herë më dëgjo mua!

Një ditë pasi Rama e shkarkoi, Myslim Murrizi i shkruan Yuri Kim: Të paktën këtë herë më dëgjo mua!

21:57, 09/12/2022
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD, Myslim Murrizi i është drejtuar përmes një letre publike ambasadores së SHBA, në largim, Yuri Kim. 

Letra e Murrizit vjen vetëm një ditë pasi Edi Rama dhe Olta Xhaçka e "shkarkuan" diplomaten nga misioni i saj në Shqipëri. Për herë të parë në histori, një institucion shqiptar njoftoi largimin e ambasadorit të një vendi mik.  

Murrizi në mesazhin e tij të gjatë i tregon Kim-it se ku ka gabuar, duke i kujtuar se doli jashtë rreshtave të padronit të saj Soros dhe se çfarë duhet të bëjë deri kur të largohet përfundimisht nga Shqipëria. 

Në përfundim, ai i uron ambasadores Yuri Kim, suksese në jetë!

Letra e plotë

E nderuar Znj. Kim!

Të kam bërë disa herë thirrje publikisht që të kesh “kujdes” me qeverinë Rama se ata kanë mik dhe shok “padronin” tënd Sorosin ndaj nuk pyesin fare për Ju, sidomos kur Ju kërkoni të dilni nga “rreshti”, sepse prej 3 vitesh Rama ju ka konsideruar si vartëse të Znj.Xhaçka dhe jo siç keni menduar Ju se ju konsideron.

Ndaj edhe “shkarkimin” Tënd e “firmosi” dje znj.Xhaçka sepse Ju keni dalë “pak” nga “rreshti” duke marrë përsipër të diktoni KLP për të zgjedhur më datë 16 si drejtues të SPAKU-t z.Dumani ndërkohë që qeveria, partia, bashkia, prokuroria, "shoqnia e çunave problematikë” preferojnë tjetër kënd.

Emailet qe Ju znj.Kim dërguat nominalisht anëtarëve të KLP ku i ftonit në takim tek e tek në rezidencën Tuaj nga data 1 dhjetor deri në 12 dhjetor, gëzuan anëtarët e KLP se u ndjenë të “rëndësishëm” dhe të vlerësuar, por shqetësuan KÇK e Ramës dhe tufën e tij qeverisëse në qeveri, bashki, prokurori, drejtësi, politikë, biznes.

Prandaj më dëgjo mua si fshatar që jam, të paktën këtë herë pas “shkarkimit” që të bëri dje Olta.

Mos harxho më kot kafe, çaj, ujë apo qumësht këto 3 ditë me 3 anëtarët e tjerë të KLP që të kanë ngelur pa takuar deri më datë 12, sepse ata 8 anëtarë që ke takuar deri sot, kanë "raportuar" me “detaje” tek padrinot e tyre fjalë për fjalë çfarë ju ke thënë.

Edhe pse jo të gjithëve ju ke thënë troç për kë duhet të votojnë, përsëri ata e kanë kuptuar për çfarë i ke thirrur dhe kë dëshiron Ti që Ata të votojnë.

Mirëpo ndoshta Ju znj.Kim nuk keni “kuptuar” që KLP nuk ju ka më frikë e as ka ndonjë interes tek Ju sepse ata pas 1 viti mbarojnë mandatin dhe duan ta kenë mirë me qeverinë, bashkinë, partinë, prokurorinë, shoqninë se kanë pothuajse të gjithë familjarët e tyre të punësuar në shtet, në pushtet, në qeveri, në bashki, në prokurori, në drejtësi dhe kanë marrë ndonjë gjë të "vogël" edhe nga "shoqnia". 

Ndërsa Ju znj.Kim as ju dhatë status prokurori, as keni mundësi të punësoni familjarët e tyre në qeveri, bashki, drejtësi etj.

Prandaj E Nderuar znj.Kim, që 11 anëtarët e KLP ta marrin vesh mirë kush është "kapo" dhe kush është më i forti, qeveria "vendosi" dje "shkarkimin" Tuaj nga detyra.

Kështu që nga sot mos harxho as kohë më fare për të takuar askënd, jo vetëm nga KLP, por as nga SPAK-u, KLGJ, KED, GJYKATA, PROKURORIA, se askush nuk ju dëgjon më.

Dhe nëse në vendin tuaj vjen z.David, ka shumë mundësi që në koktejin e largimit tënd, mund të thonë që të ka “shkarkuar” znj.Rudina Hajdari, por të paktën njëherë më dëgjo mua se Mikja ime Rudina, nuk ka “dorë” fare në “shkarkimin” tënd.

Bile të sugjeroj shumë miqësisht znj.Kim që ta bësh sa më shpejt koktejin e "lamtumirës" dhe ftoj të gjithë pa përjashtim, që t'u japësh të kuptojnë se e keni "kuptuar" mirë "gabimin" që keni bërë, se ndryshe kam frikë se do të shpallin non grata e do të "përzënë" pa ardhur shkresa e "shkarkimit".

Kjo "masë" e rreptë "ndëshkimi" vlen edhe për ambasadorët e tjerë të vendeve të tjera që të rrinë "urtë" dhe në "rresht" e të mos "mendojnë" se ata varen nga qeveritë e vendeve të tyre, por ata janë nën "hyqmin" e qeverisë së Ramës sa të ketë Sorosin mik, shok, padrino apo Aleksin vëlla.

Dhe nëse ndonje ambasador i ndonjë shteti tjetër do të guxojë që t'ja prishë sado pak terezinë qeverisë dhe "kapos", ka shumë mundësi që të shkojë IKMT për t'i vënë eksploziv e ta rrëzojë njëlloj si Hotel Prestigjin në Golem.

Eeehhhh e nderuar znj.Kim,

Nuk bëhet "shaka" me lidera global të nivelit galaktik si kapo i qeverisë shqiptare.

Ishalla nuk të ka marrë inat shumë siç mori Benin e disa ish-ministra të tij që i shkarkoi para pak kohësh e nuk ju flet më fare me gojë, se pastaj mund të "dalësh" në pension fare edhe pse nuk je në moshë pensioni.

Të përshëndes znj.Kim dhe uroj që të "shpëtosh" me sa më pak "ndëshkim" se ke pak kohë që nuk je "sjellë" mirë sidomos kur u mërzite me shkarkimin e "kampion" Gledisit të policisë.

Mos u mërzit dhe mos u zhgënje nga këta mosmirënjohës se këta nuk dinë gjë tjetër veçse të "flakin" kur mendojnë që nuk ju hyn më në punë.

Ndaj të uroj miqësisht dhe shumë sinqërisht!

SUKSESE NË JETË!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco