'U pataksa'/ Çani: Rama i tha Europës se armik s'është Putini, por ndryshimet e klimës

'U pataksa'/ Çani: Rama i tha Europës se armik s'është Putini, por ndryshimet e klimës

21:26, 09/12/2022
A+ Aa A-

Gazetari i njohur Arjan Çani thotë se ishte shtangur nga qëndrimi i kryeministrit Edi Rama një ditë pas Samitit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

Çani thotë Rama i ka dërguar një propozim BE-së, ku i thotë se armiku i Europës nuk është Vladimir Putin, por ndryshimet e klimës. 

Arjan Çani: Rama nuk ka besim, nuk ka bindje, nuk ka ideologji. U pataksa sot, ishte një moment kur doli Rama një ditë pas Samitit dhe ka bërë një propozim me shkrim për BE, ku i thotë midis të tjerashl: Europa nuk ka armik Putinin, ka armik ndryshimet e klimës. Ja propozimi i Shqipërisë për të ripërtërirë Europën. E kuptoni ku jemi? Kryeministri i një vendi me 2 milionë e pak banorë që të luajë në nivele kaq të larta ndërkombëtare. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco