Zeka: Rama si vëlla me Erdogan, rrezikun më të madh të sigurisë europiane dhe perëndimore

21:31, 09/12/2022
A+ Aa A-

Analisti Milaim Zeka i ftuar në 'Çim Peka Live' komentoi qëndrimin e fundit të Ramës mbi Yuri Kim, si dhe njoftimin e bërë nga Ministria e Jashtme.

Milaim Zeka u shpreh ndonëse shumë afër Ramës për interesa të tij personale, Erdogan konsiderohet si rreziku më i madh i sigurisë europiane dhe perëndimore.

“Di vetëm që Shqipëria dhe Kosova janë hapësirë të vogLa gjeografike që të grricen me vende të tjera të cilat janë të superfuqishme. Unë nga fillimi dhe deri në fund kam treguar mirëkuptimin për zotin Berisha, i cili ka të drejtën e zotit të kërkojë prova dhe fakte nga departamenti amerikan, se cila është arsyeja që këta njerëz e kanë shpallur non grata.

Në rastin konkret Edi Rama po tregohet si vëlla dhe shume mik me Erdoganin ndërkohë që Turqia ka financuar miliarda euro në Serbi, ndërkohë që në Kosovë nuk ka bërë asnjë investim përpos ndërtimit të disa xhamive. Për mua garanci në 120 vitet e fundit e stabilitetit shqiptar kanë qenë SHBA, më pas Britania dhe Gjermania.

Nëse Rama tenton t'i mbush dikujt mendjen se Erdogan është fuqia numër një në Ballkan, besoj që është tezë e gabuar sepse nëse nëse SHBA do merrte vendim për tërheqjen e Bondsteel, atëherë ushtria e Vuçiç do arrinte në Prishtinë brenda 5 a 6 orëve. Erdogani, konsiderohet si rreziku më i madh i sigurisë europiane dhe perëndimore”, u shpreh Zeka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco