Arjan Çani: Treshja Rama-Vuçiç-Erdogan mbajnë njëri-tjetrin në pushtet

21:17, 09/12/2022
A+ Aa A-

Gazetari Arjan Çani tha në Çim Peka Live se raportet e Edi Ramës me Aleksandar Vuçiç dhe Rexhep Taip Erdogan fshehin interesa politike të të treve. 

Çani tha se kjo treshe investohet për të mbajtur njëri-tjetrin në pushtet.  

Arian Çani: Sjellja e Ramës edhe brenda territorit edhe jashtë territorit shqiptar është e njëjtë. Ka preferuar të jetë i butë me të fortët, t'u bëjë lajka, t'u marrë vëmendje, t'i joshë dhe në momentin kur është i dobët mund të bëjë gjithçka. Në Shqipëri ka bërë të njëjtën gjë qoftë me opozitën, qoftë me partnerët e tij. Kështu ka bërë edhe kur ka qenë kryetar bashkie, pastaj pak nga pak filloi të... Të njëjtën gjë bën edhe me partnerët ndërkombëtarë. Loja që po bën Rama përtej qëndrimeve që ne mund të mbajmë secili prej nesh që, po është e rrezikshme loja që po bën me Erdogan, është e rrezikshme loja që po bën me Vuçiç, por loja e tij është brilante. Askush nga kryeministrat e Shqipërisë s'e ka bërë. Marrëdhënia e tij me Vuçiç dhe Erdogan, të cilët janë jashtë strukturave të BE unë them se e ka në favor. Sa herë ka takime ndërkombëtare, Rama-Vuçiç-Erdogan mbajnë njëri-tjetrin. Dhe treshja Rama-Vuçiç-Erdogan mbajnë njëri-tjetrin me pushtet. Erdogan është bos i madh, por edhe mbretit i bëhet qejfi kur dikush e kreh në drejtimin e qimeve të tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco