Burimi: Rama shkon e falet tek Erdogan, luan me dy porta si Vuçiç me BE-në dhe Rusinë

21:07, 09/12/2022
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi deklaroi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv se kryeministri Edi Rama luan me dy porta si Presidenti serb Aleksandër Vuçiç me Rusinë dhe Bashkimin Europian.

Genc Burimi theksoi se kreu i qeverisë shkon e falet tek ai që e ka kapur nga mjekra, Presidenti i Turqisë, Erdogan.

"Këtë bën dhe Rama, as më pak dhe as më shumë. Shkon dhe falet te ai që e mban prej mjekre që është Erdogan.

Largimi, kurbani i Yuri Kim-it është dhe një dhuratë për Erdogan. Kim është bisha e zezë e Turqisë."-tha Burimi.

Burimi shtoi më tej se Yuri Kim gjatë këtyre 3 viteve po i shërbente kauzës së Ramës që është i mbrojturi i Erdogan duke sulmuar kryedemokratin Berisha.

“Rama ka një mbështetje të fuqishme nga Erdogan, sidomos kur perëndimi i lëpin prapanicën Turqisë në rastin e luftës me Ukrainën. Erdogan është ai që mban çelësat e Bosforit.”-tha Burimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mirela Kopliku10/12/2022 10:38

I nderuari z. Genc Burimi, analiza e juaj eshte e drejte, por Rama ben pjese ne ate kategori njerezish, qe nuk ka miqesi me askend. Ai ka vetem interesa te momentit, por mos harroni se edhe Erdogani nuk e kupton kete. Jane dy persona qe shfrytezojne njeri tjetrin per interesat e tyre, por kurre Rama mund te jete ne lartesine e Erdoganit. Shembull i qarte sjellja ndaj ambasadores Kim ; sa i duhej per betejat e tij perverse, beri gjithshka per te, kur nuk ju desh me e beri dalje me turp. Znj.ambasadore nuk u shpreh ne menyre absolute per shkaterrimin e hotelit 7 katesh me 70 kg tritol ( pamvaresisht se i kujt ishte). Pa lere pastaj ne luften kunder Te nderuarit Doktor Berisha dhe shkaterrimin e opozites se vertete. Do te duhen nete dimri per ti treguar! Me vjen keq per znj. ambasadore, Ameriken e kishte gjetur ne Shqiperi, me kujdesin e jashtezakonshem qe e kishte rrethuar maxhoranca shqiptare, duke e bere te mos i mungonte asgje ne cdo drejtim! ( pabukset e mesuan edhe si te vishej, etj.thone gojet e liga). Me dhimbset, sepse ku do ti gjeje keto miradina, " ma zi i msumi se i deshrumi")! Po iken me turp, sepse pervec luftes se paepur ndaj Trimit te Jutbines Doktor Berisha(pa asnje rezultat), mori dhe shqelmin ne te ndenjura nga Rama dhe Salomeja!!!!!!

Shto koment

Denonco