Zhulali: Njoftimi i Ministrisë së Jashtme për Yuri Kim i paprecedentë

20:01, 09/12/2022
A+ Aa A-

Ekspertja e çështjeve ndërkombëtare, Ilda Zhulali, komentoi në studion e Syri Tv me moderatoren Eneida Ndocin, njoftimin e Ministrisë së Jashtme për mandatin e Yuri Kim.

Zhulali theksoi se ky është nje vendim që nuk i përket qeverisë shqiptare dhe se njoftimi nga Ministria e Jashtme është i paprecedentë.

“Vendimi nuk i përket qeverisë shqiptare, Kim është ambasadore e SHBA dhe siç ndodh rëndom në procedurën diplomatike sipas ‘Konventës se Vjenës’ dhe të Drejtës Ndërkombëtare, vendimi për emërimin dhe lirimin e saj nga detyra është eksluzivitet i departamentit të shtetit.

Kështu që njoftimi i Ministrisë së Jashtme është i paprecedentë dhe nuk përfshihet në asnjë protokoll zyrtar dhe nuk  e përmban asnjë nen i asnjë ligji të të Drejtës Ndërkombëtare. Ai është në kapërcim ligjor protokollar dhe procedural të së drejtës së shtetit shqiptar për ta vlerësuar.

Ka vetëm një rast kur përjashtohet kjo sjellje dhe ky rast përfshin ato moment kur shteti pritës ka problem me sjelljen diplomatike të ambasadorit dhe shteti në fjalë i çon një letër kërkesë SHBA për tërheqjen e ambasadorit ose problem që qeveria konstaton në sjelljen e këtij ambasadori, deri tani nuk kemi të dhëna që kjo ka ndodhur, kështu që ... lajmërimi i Ministrisë së Jashtme është as ligjor as normal dhe tërësisht jashtë logjike", u shpreh Zhulali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco