Klientët blejnë ‘ajrin’/ Rama nis shitjen e apartamenteve në Portin e Durrësit pa dalë leja e ndërtimit

Klientët blejnë ‘ajrin’/ Rama nis shitjen e apartamenteve në Portin e Durrësit pa dalë leja e ndërtimit

19:30, 09/12/2022
A+ Aa A-

Pa dalë ende leja e ndërtimit dhe kur asnjë metër kub beton nuk është hedhur ende për nisjen e ndërtimit për projektin e Portit të Jahteve dhe Marinës në Durrës, qytetarët kanë nisur të blejnë ‘ajrin’.

Vetëm pak ditë pas miratimit me urgjencë në parlament nga maxhoranca të projektit të portit të Durrësit, i cili u bë kryefjalë e debatit politik e akuzave të shumta të opozitës drejtuar kryeministrit Edi Rama për korrupsion në zyrën qendrore në qytetin e Durrësit ka nisur shitja e apartamenteve.

Ndërkohë që presim që të hidhen para për këtë projekt të ri duket se paratë po merren nga xhepat e shqiptarëve. Të interesuarit kanë nisur prenotimin e banesave, çmimet e të cilave janë marramendëse të ngjashme me ato të zonave më të kërkuara në Tiranë.

1800 deri në 3 mijë euro për metër katrorë variojnë çmimet e banesave ende të pandërtuara në këtë zonë, ku vlera e një apartamenti 60 metra katrore shkon deri në 110 mije euro, ndërsa për apartamentet më të mëdha kapin vlerën deri në 1.2 milionë euro. Sipas drejtuesve të zyrës së shitjeve, apartamentet e dy objekteve të projektit të cilësuar më korruptivi në Europë, janë shitur plotësisht nga blerës kryesisht të huaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Mjer populli i ndershm!09/12/2022 22:31

Ça do blejnë , leshtë?! Aty do pastrohen paratë me blerjen. Krimi do i blejë vetë, duke i dhënë para familjarëve të tyre, apo miqve etj, e më pas vite më vonë i rimarrin. Një njeri normal që ka bërë para me djersë nuk hedh para kot kështu pa u përfunduar ndërtimi e pa u dalë hipoteka. Mafiozët e Dubait do i blejnë. Projekti duhet ndaluar pa u bërë fakt i kryer. Dërgoni ankesa edhe në BE, si opozitë, për projektin mafioz. Po ndënjët kot, vetëm "grushta do hani"! Do vini vërdallë dhe në fund te e vërteta do dilni të gjithë.

Mjer populli i ndershm!09/12/2022 22:28

Ça do blejnë , leshtë?! Aty do pastrohen paratë me blerjen. Krimi do i blejë vetë, duke i dhënë para familjarëve të tyre, apo miqve etj, e më pas vite më vonë i rimarrin. Një njeri normal që ka bërë para me djersë nuk hedh para kot kështu pa u përfunduar ndërtimi e pa u dalë hipoteka. Mafiozët e Dubait do i blejnë. Projekti duhet ndaluar pa u bërë fakt i kryer. Dërgoni ankesa edhe në BE, si opozitë, për projektin mafioz. Po ndonjët kot, vetëm "grushta do hani"! Do vini vërdallë dhe në fund te e vërteta do dilni të gjithë.

Shto koment

Denonco