Rama i thur lavde presidentit turk: Pa Erdogan muret e Europës do të binin

17:54, 09/12/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, ka lavdëruar Presidentin  turk, Rexhep Taip Erdogan, gjatë punimeve të forumit të mbajtur në Stamboll. Rama e cilësoi Turqinë si faktor shumë të rëndësihmë të stabilitetin në rajon, ndërsa gjatë takimit, të dy liderët diskutuan edhe për komunitetin e ri europian. 

Syri Tv

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, gjatë pjesëmarrjes në TRT World Forum. Në fokus të diskutimeve, mes dy liderve ishte Komuniteti i ri Europian, zhvillimet në rajon dhe marrëdhenia mes dy vendeve. 

Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama i thuri lëvdata, presidentit turk, duke thënë se pa kontributin e tij Europa nuk do të kishte përballur krizën e emigrimit, ndërsa tha se Turqia luan rol kryesor në stabilitetin e rajonit dhe më gjerë.

"Duhet të kemi një aleat startegjik si Turqia. Dhe ta themi me zë të lartë që ta dëgjojnë të gjithë miqtë tanë amerikane dhe europian, që në ballkanin perendimor, Turqia nuk është fuqi e tretë. Nuk mund ta harrojmë rolin qendror që turqia ka luajtur për të ulur tensionet në rajon. Duket se  kur sistemi ndërkombëtar dështuar dështuar, padyshim Turqia ka kontribuar shumë në sigurinëPërballë këtyre sfidave të reja që vijnë, le të kthehemi pas pak në kohë, në ato momente vendimmarrëse për historinë e Evropës, kur kriza e emigrimit nisi që nga viti 2016. Pa Angela Merkel dhe pa Evropën ne nuk do të ishim të sigurtë. Ishim të mirëpritur, por pa ujkun e Evropës, Rexhep Taip ERdogan, nuk do të ishte e mundur që të qëndronim", tha Rama.

Forumi i mbajtur në Turqi kishte në qendër të agjendës sfidat globale dhe rajonale, me fokus luftën në ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco