Njoftimi për largimin e Kim, Nesho: Rama do të tregojë që ka nën kontroll gjithçka

17:08, 09/12/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv njoftimin e Ministrisë së Jashtme për mandatin e Yuri Kim.

Agim Nesho tha se kemi të bëjmë me një protagonizëm të Ramës i cili kërkon të tregojë që ka nën kontroll gjithçka dhe i pyetur për çdo gjë.

"Ju keni të drejtë sepse kjo tregon që të gjithë procedurat për emërimin e një titullari të ambasadës nuk kanë lidhje me Ministrinë e Jashtme e aq më pak me titullarin e SHBA.

Si rregull dhe si procedurë nëse caktohet nga departamenti i shtetit, kërkohet një pëlqim për personin, por kjo nuk ndodh kurrë sepse asnjë vend nuk kërkon ta kundërshtojë përfaqësuesin që kanë zgjedhur ata. Unë mendoj se në këtë rast ne kemi një protagonizëm të zotit Rama, i cili kërkon të duket sikur ai është në kontroll dhe i pyetur për çdo gjë, kjo kërkon dhe tregon nga ana tjetër se ka një ndryshim në SHBA, që siç e kanë thënë shume vetë gjatë kësaj periudhe marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë janë rënduar më tepër, nga një përkrahje pa asnjë motiv që i bëhet politikave të zotit Rama në zhvillimin e demokracisë në Shqipëri.

Prandaj, unë mendoj se Rama i ka marrë vesh këto gjëra, që do ketë një ‘ndryshim të kursit’ por kërkon që të bëhet protagonist vetë dhe është ajo që në diplomaci thuhet "save the face- të shpëtojë figurën e tij", sepse gjithmonë ka projektuar se pas tij është qëndrimi i SHBA-së", u shpreh Nesho.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco