Denoncimi/ Dy prokurorë të SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi fshehën hetimet për Ahmetajn

Denoncimi/ Dy prokurorë të SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi fshehën hetimet për Ahmetajn

17:03, 09/12/2022
A+ Aa A-

Dy prokurorë të SPAK, Klodian Braho dhe Ened Nakuçi sapo janë kallëzuar penalisht për shkelje të rënda të procedurës dhe shpërdorim detyre.

Kallëzimi është bërë nga gazetari Adriatik Doçi. Sipas denoncimit, prokurorët kanë trajtuar me dy standarde provat e siguruara nga e-mailet që kanë gjetur te kompjuterët dhe telefoni i Klodian Zotos në çështjen që lidhet me inceneratorin e Elbasanit.

Në denoncim thuhet se, dy prokurorët e SPAK kanë fshehur hetimet, për të mbrojtur Arben Ahmetajn.

Pjesë nga denoncimi

Janë fshehur hetimet nga dy prokurorët e SPAK, për të mbrojtur Arben Ahmetajn. Kam kallëzuar Arben Ahmetajn për përfitimet që ka patur nga Klodian Zoto në kompjuterin e tij janë gjetur pagesa për ish-ministrin Ahmetaj.

Në dosjen e dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga gazetari thuhet se dy prokurorët kanë administruar si prova e-mailet e Klodian Zotos me Lefter Kokën dhe personat e tjerë të përfshirë nën hetim, por jo mesazhet e shkëmbyera mes Zotos dhe ish-zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj.

Kallëzimi pretendon se mospërfshirja e tyre ka qenë e qëllimshme dhe akuzon dy prokurorët Klodian Braho dhe Ened Nakuçi për shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Kallëzimi kërkon nga gjykata që ndaj dy prokurorëve të caktohet masa e sigurisë arrest me burg për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin për prishjen e provave.

Ahmetaj mbante postin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe gjatë procedurave për dhënien me PPP të inceneratorit të Elbasanit ka qenë i ngarkuar me detyrën dhe përgjegjësinë e ndjekjes së tyre po aq sa Lefter Koka.

Si pjesë të kallëzimit, gazetari Adriatik Doçi ka dorëzuar edhe e-maile të Klodian Zotos, sipas të cilave Zoto ka paguar mijëra euro për qëndrimet në hotele luksoze të Arben Ahmetajt.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco