‘9 dhjetori’/ PD ngre alarmin: Shqipëria nën Edi Ramën është e gjunjëzuar përballë korrupsionit

‘9 dhjetori’/ PD ngre alarmin: Shqipëria nën Edi Ramën është e gjunjëzuar përballë korrupsionit

15:36, 09/12/2022
A+ Aa A-

Zëdhënësja e PD-së Floriana Garo ka bërë një deklaratë për mediat në kuadër të 9 dhjetorit, Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.

Garo theksoi se kjo datë, shënon njëkohësisht dhe fatkeqësisht për Shqipërinë, faktin se shteti është privatizuar nga një klikë politike dhe kapur nga interesa personale korruptive.

‘Partia Demokratike vëren me alarm, mbështetur në raporte ndërkombëtare, se Shqipëria nën Edi Ramën është e dorëzuar dhe gjunjëzuar përballë këtij fenomeni’, u shpreh Garo.

Deklarate ne seli zëdhënësja e PD Floriana Garo

9 dhjetori shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit; njëkohësisht dhe fatkeqësisht për Shqipërinë, edhe faktin se shteti është privatizuar nga një klikë politike dhe kapur nga interesa personale korruptive.

Partia Demokratike vëren me alarm, mbështetur në raporte ndërkombëtare, se Shqipëria nën Edi Ramën është e dorëzuar dhe gjunjëzuar përballë këtij fenomeni

Korrupsioni mbetet një shqetësim alarmant, duke u bërë pengesë për përparimin e Shqipërisë dhe integrimin në Bashkimin Europian. Raporti i fundit i Komisionit Europian, i cili u publikua rreth dy muaj më parë, ishte një “shuplakë” për Shqipërinë.

Raporti theksonte se për të luftuar fenomenin e korrupsionit nuk është treguar vullnet politik.

Le të kuptohemi, dhe ta përkthejmë termin “korrupsion” i cili është zbutur dhe vetë-anulluar nga përdorimi i tepërt:

Korrupsion janë të gjitha vjedhjet e Edi Ramës dhe ministrave të tij, vjedhjet elefanteske, me djegesat, portin e Durresit dhe aferen e Butrintit.

Vjedhjet me rruget, qe ndertohen me cmim tete here me te lartë se në BE;

vjedhjet dhe shpërdorimet në buxhet me mbi 8,2 miliard euro, sipas Kontrollit te Larte te Shtetit.

Janë këto vjedhje që e bejne Shqiperine vendin me te korruptuar te Europes.

Në vazhdën e vjedhjeve dhe raporteve mbi to, vetëm një ditë para ditës ndërkombëtare të luftës kundër korrupsionit, një raport i organizatës satelite te Brukselit “Lidershipi i Evropës Juglindore për Zhvillim dhe Integrim”, na sjell gjetje të reja alarmante. 

Sipas këtij raporti të fundit, Shqipëria ka presionin dhe përfshirjen më të lartë në korrupsion në Ballkanin Perëndimor për të gjithë treguesit, si kërkimi i ryshfetit, dhënia, pranueshmëria e korrupsionit, rënia pre e tij dhe madje kapja e shtetit nga bizneset.

Raporti thekon: 

“Shqipëria duket të jetë vendi më i prekur nga korrupsioni administrativ i lartë në rajon, ku 57% e qytetarëve u kërkohet ryshfet të paktën herë pas here dhe 47% marrin pjesë në transaksione korrupsioni”.

Për dallim, sipas raprtit, Serbia mbetet vendi me nivelin më të ulët të presionit të korrupsionit në rajon, ndërsa Kosova ka nivelin më të ulët të përfshirjes aktuale në aktivitete korrupsioni, me 20% të qytetarëve që kanë paguar ryshfet në krahasim me 23% në Serbi.

Treguesi i presionit për kapjen e shtetit nga bizneset, i cili fokusohet në presionin e monopolizimit në nivel kombëtar, sektorial apo institucional, sheh Shqipërinë me 45%, më të lartin në rajon.

Kjo është Shqipëria e Edi Ramës, e para në hitparadën e korrupsionit. Pavarësisht pallavrave se këtu zhvillon samite BE-ja, është po BE me raportet e saj që hedh në erë çdo propagandë.

Me hajdutët ne qeveri dhe qeverinë me duart në xhepat tuaj Shqipëria është në rrezik dhe asaj duhet t’i dalim zot!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco