‘Taulanti’/ 58 orë e 50 minuta përgjime, prokuroria-gjykatës: Ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova...

‘Taulanti’/ 58 orë e 50 minuta përgjime, prokuroria-gjykatës: Ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova...

14:44, 09/12/2022
A+ Aa A-

Nga Basir Çollaku/

Gjykata ka marrë një vendim për përgjime të disa numrave telefonash celularë, për ngjarjen e rëndë me pasojë vrasjen e tre personave dhe plagosjen e shtatë të tjerëve me 03/02/2016 në Elbasan, pas kërkesës së prokurorisë.

Nuk janë 46 orë e 50 minuta.

Përgjimi nis 12 orë më herët në orën 01:20 minuta të datës 04/02/2016.

Në total janë 58 orë e 50 minuta kohë e përgjuar, material ku përfshihet edhe numri i telefonit të shtetasit Taulant.

Përgjime, të cilat me kërkesë të mëvonshme të prokurorisë e vendim të gjykatës u kërkua të asgjësoheshin CD, jo vetëm ato të depozituara, por edhe në serverin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndonëse shkeljet proceduriale janë të shumta.

Në vendimin e parë, në listën e telefonave të përgjuar është dhe një tjetër emër, që sërish organi i procedurës nuk e saktëson si mbiemër, duke e lënë thjesht shtetasi Sokol. Ndoshta mund të jetë një emër i fortlakuar, lidhur me emra të pushtetit, për të cilin prokuroria, policia dhe gjykata kanë toleruar sa herë është shfaqur nëpër kallëzime.

Në vendimin nr. 88 datë 04/02/2016 ndër të tjera thuhet se:

“…Ndodhur në këto kushte nga ana e organit të procedurës është çmuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm mbështetur në prova se ka ndodhur ngjarja e rëndë dhe personat e mësipërm mund të kenë dijeni për autorët e kryerjes së kësaj vepre penale…”

Vendimi i lejimi të përgjimit:

Me datë 03/02/2016, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ka regjistruar procedimin penal nr 229 i cili bën fjalë për vepra penale të “vrasje në rrethana të tjetra cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 79 germa “dh” dhe “e” e 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Nga të dhënat që i bashkëngjiten kërkesës së organit të prokurorisë rezulton se:

Me datë 03.02/2016, rreth orës 20.00, në lagjen “Emin Matraxhiu” të qytetit të Elbasanit, pikërisht në lokalin e shtetasit Agron Çapja, persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri, duke vrarë shtetasit Agron Ramazan Çapja, Ardit Enver Sinakoli, dhe Eno Kujtim Bedalli. Në këtyë ngjarje janë plagosur shtetasit Ardian Zharri, Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar(Panajot) Rreshka, Florenc Çapja, dhe Arnold Çapja.

Shërbimet e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit, kanë marrë informacion si dhe kanë kryer veprimet hetimore për dokumentimin e kësaj ngjarjeje.

Gjatë kryerjes së vendit të ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automatik model 56 me Nr 11113214 me një krëhër pa fishekë, një krëhër automatiku model 56 me 26 copë fishekë, 72 copë gëzhoja model 56 me kapsolla të goditura si dhe 3 predha calibër 7.62 mm, të cilat janë dërguar për ekzaminimet përkatëse laboratorike

Sipas informacioneve paraprake lidhur me këtë vepër penale rezulton se dijeni mbi autorët e dyshuar të veprës penale mund të kenë shtetasit Ardian Çapja, Enver Çapja, Fejzulla Çapja , Bledear Muça si dhe lidhjet e tyre të ngushta Taulant dhe Sokol

Organi i procedurës gjatë kryerjes së veprimeve hetimore me qëllim marrjen dhe administrimin e provave për veprat penale të kryera ka vlerësuar të rëndësishme kryerjen e përgjimeve të bisedave dhe komunikimeve telefonike midis shtetasve. Gjithashtu organi i procedurës ka vlerësuar të rëndësishëm faktin se nga vonesa mund t'i vijë dëm i rëndë hetimeve në këtë procedim.

Në rrethanat e përshkruara më sipër me datë 04/02/2016, ora 01.00 prokurori ka vendosur lejimin e përgjimit të bisedave dhe komunikimeve për shtetasve të mësipërm.

Ndodhur në këto kushte nga ana e organit të procedurës është çmuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm mbështetur në prova se ka ndodhur ngjarja e rëndë dhe personat e mësipërm mund të kenë dijeni për autorët e kryerjes së kësaj vepre penale.

…….

Me vendimin datë 04.02/2016 është autorizuar përgjimi dhe vlerësohet e nevojshme shtyrja e afateve të depozitimit të akteve në sekretari që lidhen me këtë përgjim deri në fund të hetimeve, pasi në të kundërt mund t'i vijë një dëm i rëndë hetimeve..

Me marrjen e kësaj kërkese, gjykata brenda 48 orëve nga marrja e këtij vendimi të prokurorit u shpreh lidhur me ligjshmërinë e themeltësinë e këtij veprimi të prokurorisë duke e vlerësuar atë si të ligjshëm nisur edhe nga parashtrimi që bëri prokurori rastit në gjykim.

Për të grumbulluar të dhëna të nevojshme lidhur me përcaktimin e faktit dhe të veprës penale si dhe për individualizimin e përgjegjësisë penale gjykata çmon se ka arsye të bazuara për të menduar se nga vonesa mund ti vijë dëm i rëndë hetimeve, prandaj çmohet pranimi i kërkesës së organit të prokurorisë bazuar në nenet 221 dhe 222 të Kodit të Procedurës Penale.

Rezulton se është gjykata ajo që vleftëson përgjimin, nisur nga fakti se ka arsye për të besuar se nga vonesa e dhënies së këtij vendimi mund ti vijë një dëm i rëndë hetimit. Në këtë kontekst drejt ka vepruar prokuroria që ka vendosur përgjimin e shtetasve të mësipërm me akt të motivuar, duke e njoftuar gjykatën brenda 24 orëve.

Per këto arsye, gjykata vendosi:

Pranimin e kërkesës së Prokurorisë Elbasan.

Vleftësimin si të ligjshëm të vendimit të prokurorit datë 03/02/2016 ora 22:00 për lejimin e përgjimit të bisedave dhe komunikimeve telefonike për numrat celularë:

0692296145 që përdoret nga shtetasi Fejzullah Çapja.

0696738363 që përdoret nga shtetasi Bledar Muça.

0682055399 që përdoret nga shtetasi Taulant.

0697512756 që përdoret nga shtetasi Sokol.

0692296145 që përdoret nga një shtetas i afërm i familjes Çapja.

Përgjimi i lejuar të fillojë në orën 01:20 të datës 04/02/2016 dhe të përfundojë në të njëtën orë të datës 19/02/2016..

Shtyrjen e afatit të depozitimit të rezultateve të përgjimit në sekretari deri në përfundim të hetimeve

Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda 10 ditëve në Gjykatën e Apelit Durrës nga I interesuari që ka ardhur në dijeni të përgjimit për shkelje të kritereve të parashikuara në nenin 221 të Kodit të Procedurës Penale.

U shpall sot me datë 05/02/2016….”

Prokuroria për të dalë nga kjo mesele me peshë pushteti, ka përdorur një argument të çuditshëm, lapsus, ku i gjithë ekipi hetimor dhe gjyqsor, nuk kanë mundur ta kuptojnë hollësinë apo trashësinë e veprimeve të tyre, ligjore proceduriale. Dy ditë më vonë e njëjta gjykatë me kërkesë të së njëjtës prokurori ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme dhe më pas asgjësimin për materialet e përgjuara në adresë të shtetasit Taulant. Ndonëse procedurialisht duheshin depozituar deri në fund të hetimeve për të konkluduar nëse kishte lidhje me çështjen për të cilën hetohej. Asgjësimi ka pamundësuar që të dhënat e marra nga përgjimet pas vendimit të gjykatës të shërbenin si prova. Vendimi i gjykatës ka prishur edhe burimin e provave, duke kërkuar asgjesimin e materialeve dhe në serverin e përgjimeve në Prokurorinë e Përgjithshme, duk mos mundësuar nisjen e një procedimi penal…

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco