SYRI TV/ Vokshi fiton gjyqin me ministren Kushi, Gjykata i jep të drejtë deputetes demokrate

13:52, 09/12/2022
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratike,  Albana Vokshi fitoi gjyqin ndaj  Ministres së Arsimit Evis Kushi,  pas padisë së saj lidhur me publikimin e tezave për vlerësimin e mësuesve. Vokshi akuzoi qeverinë se ka shkatërruar sistemin arsimor dhe kërkoi dorëheqjen e ministres. 

Nga SYRI TV

Deputetja demokrate Albana Vokshi ka fituar gjyqin me Ministren e  Arsimit Evis Kushi, pas  padisë që ministrja kishte ngritur për shpifje, lidhur me  akuzat për publikimin  e tezes për vlerësimin e mësuesve në arsimin parauniversitar.

Në një prononcim për mediet  pas seancës gjyqësore, Vokshi  e cilësoi  këtë si sinjalin e parë të mirë, të drejtësisë.

Vokshi kërkoi  sërish dorëheqjen e Ministres së Arsimit Evis Kushi, duke akuzuar qeverinë se ka shkatërruar sistemin arsimor. 

Skandal me provimin/ Vokshi: Dalin pyetjet me porosi të ministres Kushi!

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco