Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Edi Rama 'litarin në fyt' profesioneve të lira

Berisha: Rama po e mbron Gerti Shehun se qëndron vetë pas skenarit

Berisha: Rama po e mbron Gerti Shehun se qëndron vetë pas skenarit

13:07, 09/12/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën për shtyp se kryeministri Edi Rama po e mbron agresorin Gerti Shehu sepse qëndron vetë pas këtij skenari.

“Pas këtij akti, ai mobilizoi makinerinë e tij për të zhurmuar krimin nga mëngjesi deri në darkë dhe për ta paraqitur autorin si të dezekuilibruar, duke harruar se vetëm tipa të tillë përzgjidhen për këto misione.

Policia përdori një dokument jozyrtar për këtë qëllim, me titullin: atij që mund t’i interesojë. Dokumente të kësaj natyre, policia nxjerr në mënyrë të paligjshme për të lehtësuar agjentët apo informatorët e saj kur ata arrestohen së bashku me delinkuentë të tillë.

Një dokument i tillë nuk nxirret kurrë për një të sëmurë, që gëzon kodin më të lartë të sekretit. Ai ka të garantuar me Kushtetutë sekretin e të dhënave personale. Shteti i ka të përcaktuar me ligj kanalet zyrtare, që nuk janë respektuar në këtë rast. Ai është një dokument i paligjshëm dhe nuk mund të lëshohej kurrë nga një mjek.

Sepse vetëm mjeku pohon se këtë dokument ia ka dërguar edhe policisë. E kuptoni çfarë situate? I them zotit doktor që ke bërë gabimin më të madh. Ka procedura ligjore, se kur policisë i duhet, merr të dhënat e qytetarëve shqiptarë. Ka prokurori, ka gjykata, ka vendime.

Ju e dini se Gerti Shehu është arrestuar me katër të tjerë duke shpërndarë drogë, por policia nuk e ka dërguar në gjykatë, se ky ishte i infiltruari i saj. Një informator policie, ka një përzgjedhje të caktuar. Aktin e parë, që do bënte në rast se mësonte informacionin më të vogël për një tentativë të tillë, do informonte shefin.

Ata që thonë se është përdorur nga shërbime të huaja, nuk kanë asnjë fakt. Unë nuk është se nuk e di, por akuza të paqena nuk mund të ngre. Ky është një qëndrim i shtetit, i policisë.

Edi Rama po e mbron për llogari të shërbimeve të huaja? Jo, po e mbron sepse qëndron prapa skenarit,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco