Arjan Hoxha: Kamza ka nevojë për ndryshim, Rakip Sulin e pres në debat publik

12:25, 09/12/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Emisionin e Mëngjesit në Kafe Shqeto, Syri.Tv ishte kandidati i Partisë Demokratike në Kamëz, Arjan Hoxha. Hoxha ka hedhur dritë mbi të gjithë procesin e primareve që e nxori fitues me më mbi 50% të votave.

Hoxha ka kërkuar që kryetari i bashkisë të jetë qytetar që jeton fizikisht në qytet dhe jo të jetë migrant që vjen mëngjes vonë dhe ikën pasdite herët.

Fjala e Arjan Hoxhës:

"Proçesi shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe përtej pritshmërive tona sepse nuk u regjistrua asnjë problem.

I vetmi problematikë teknike ishte çështja e listave që i përket më shumë një gabimi njerëzor, kjo listë përpunohet në organizmin në PD dhe shpërndahen në të gjithë Shqipërinë, po ashtu ka pasur edhe zhvendosje të votuesve. Të gjitha ngërçet janë lidhur vetëm me këto dy çështje ndërsa administrimi ka qenë në një nivel perfekt.

Rezervat e kandidatëve tjerë për listat është e shtrirë në ët gjithë Shqipërinë dhe nuk është vetëm në Kamëz dhe nëse ka pasur kandidat të penalizuar nga kjo garë mes nesh isha unë.

Ne kemi dy degë Kamëz dhe Paskuqan ku unë nuk jam kryetar partie dhe atje kam fituar mbi 50% dhe kjo hedh poshtë aludimet se janë deformuar listat.

Rakip Suli nuk është zgjedhur as nga të majtit pasi në zgjedhjet e kaluara kanë dalë vetëm 6% e votuesve por edhe ato që kanë dalë një pjesë e madhe e fletave të votimit ishin të pavlefshëm.

Suli është i emëruar por më tepër ai nuk është banor i Kamzës dhe unë e kam thënë në fushatë qytetari i parë duhet të jetojë me shqetësimet e njerëzve dhe jo të vijë në orën 11dhe të largohet gjatë pasdites, kjo është shtegtim ajo që bëjnë drejtorët dhe kryetari i bashkisë Kamëz.

Ai ka bërë shpërdorime dhe diferencimi me fondet e tërmetit në ndarjen e ndihmave dhe shkatërrimi i disa shkollave pas asnjë lloj dëmtimi duke ndryshuar disa herë aktet e ekspertimit. Brenda një jave është rrethuar shkolla pa asnjë njoftim dhe janë transportuar në shkolla tjera fëmijët.

Në rrjetet sociale kam denoncuar edhe ndryshimin e emrave të disa rrugëve dhe shkollave si në rastin e shkollës Azem Hajdarit në një emër tjetër. Kjo është fobi që ai ka me Partinë Demokratike në ndryshimin e të tilla emrave që janë simbol i rezistencës për të gjithë Shqipërinë dhe jo vetëm për PD-n.

Kamza po vuan shumë pasi Pallati i Kulturës tani është kthyer në një objekt ku zhvillohet takime partiake dhe klubi i futbollit që ishte shumë lart tani nuk ekziston më, sot të gjitha punonjësit janë të detyruar që në fillim ti bëjnë share postime të kryetarit dhe jo të kujdesen për fëmijët.

Kam bindjen absolute që fitorja do jetë e thellë në zgjedhjet lokale dhe njerëzit për këtë keqadministrim të qytetit do ta dënojnë me votë.

Qytetarëve i dhimbset qyteti dhe ata do të kërkojnë që kryetari të mos jetë migrant por të qëndrojë aty me ata dhe ti qajnë hallet së bashku.

Unë i bëj thirrje publike Rakip Sulit që të zhvillojmë një debat publik dhe të ballafaqojmë të gjitha ato projekte që janë në të mirën e qytetit.

Unë kam një patronazhist i cili është drejtues i lartë në arsim dhe e kam akuzuar publikisht por edhe më tepër ai ishte dhe mashtrues."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco