Padia ndaj Autoritetit të Dosjeve/ Vasili: Gjykata pranoi ankimin e PL-së

Padia ndaj Autoritetit të Dosjeve/ Vasili: Gjykata pranoi ankimin e PL-së

11:51, 09/12/2022
A+ Aa A-

Gjykata e Rrethit Tiranë ka pranuar ankimimin e Partisë së Lirisë, sa i takon çështjes së Autoritetit të Dosjeve, institucion i cili u padit nga kreu i PL-së, Ilir Meta.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe përfaqësuesi ligjor i zotit Ilir Meta, Genci Gjokutaj, kanë deklaruar se gjykata ka rrëzuar prokurorinë, e cila vendosi të mos nisë hetimet ndaj Autoritetit të Dosjeve për kallëzimin e Ilir Metës.

"Veprimet e prokurorisë kanë qenë skandaloze dhe të paimagjinueshme. Prokuroria ka arritur deri aty sa nuk ka dëgjuar fare palën akuzuese, por ka dëgjuar vetëm palën e akuzuar, anëtarët e Autoritetit të Dosjeve, dhe vetëm mbështetur në dëshmitë e tyre, ka vendosur mosfillimin. Prokuroria, duke mos regjistruar procedimin penal, as nuk ka marrë dokumentet, të cilat provonin shumë qartë shpërdorimin e detyrës, mashtrimin dhe manipulimin e anëtarëve të Autoritetit të Dosjeve," tha Vasili.

"Është shumë e qartë, që ky vendim i prokurorisë është nul pasi nuk ka respektuar asnjë nga detyrimet më themelore të ligjit si në procedurë dhe në përmbajtje. Mosfillimi i çështjes penale nga Prokuroria e Tiranës pa kryer asnjë hetim, mosdhënia e dokumenteve nga Autoriteti i Dosjeve në kundërshtim me ligjin, si edhe mosdhënia e dokumenteve edhe nga Kuvendi i Shqipërisë ndaj avokatit, tregon qartë kapjen prej fyti të drejtësisë dhe të gjithë institucioneve nga Edi Rama," theksoi zyrtari i PL.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco