‘Me atë grusht nuk u godit vetëm Berisha por edhe opozita’, Miraka: Ka motive politike, gjendja mund të agravonte…

‘Me atë grusht nuk u godit vetëm Berisha por edhe opozita’, Miraka: Ka motive politike, gjendja mund të agravonte…

11:28, 09/12/2022
A+ Aa A-

Simon Miraka, ish i përndjekur politik ka folur gjate ditës së sotme, mbi sulmin ndaj kreut të PD Sali Berisha. Ai tha për Faxneës se me atë grusht nuk u godit Berisha por e gjithë opozita. Sipas tij goditja ndaj kreut të PD ishte me motive politike./07:55

Miraka: Unë isha pjesëtar i asaj proteste por nuk isha afër dhe kur u ktheva në shtëpi e pashë ngjarjen në tv. Na tronditi, ajo goditje i shkaktoi një plagë zotit Berisha por me atë grusht nuk u godit vetëm Berisha por e gjithë opozita, liria, u godit një ish president, një ish kryeminister dhe kryetari i PD, ajo që më bëri përshtypje ishte ruajtja e gjakftohtësisë e Berishës që meriton falenderime nga e gjithë politika, se gjendja mund të kishte agravuar .

Kjo goditje ka motive politike sipas mendimit tim, sepse goditen kryeministrat që janë në detyrë. Goditja e kreut të opozitës ka motive politike.

Nuk është atentati i parë që i bëhet, pasi i kanë hedhur edhe granatë. Ne ende vuajmë nga reminishencat e së kaluarës.

Mandati i tretë është një mandat që shton arrogancën, është i panevojshëm. Ne jemi dëshmitarë të fjalorit të papranueshëm të kryeministrit, si i drejtohet opozitës në parlament.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco