Plagosja e policit në Mitrovicë, reagon Bashkimi Europian

Plagosja e policit në Mitrovicë, reagon Bashkimi Europian

11:00, 09/12/2022
A+ Aa A-

Për tensionet në veri të Kosovë, ka pasur një reagim nga Bashkimi Europian, i cili është shprehur i shqetësuar. BE nënvizon se këto tensione janë si rezultat të veprimeve nga të dyja anët.

“Kjo është natyrisht shumë serioze dhe është pikërisht rezultat i përshkallëzimit, të cilin po e shohim javëve të fundit. Është po ashtu vërejtje se si veprimet e të dyja anëve çojnë deri te kjo situatë”, ka thënë një zyrtar i BE-së në kushte anonimiteti.

“(Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit) EULEX tashmë është duke ndihmuar Policinë e Kosovës, pas dorëheqjeve masive. Italia, për shembull, ka dërguar përforcime para disa javësh. Kemi thënë në prononcimet tona se EULEX-i është reaguesi i dytë i sigurisë që ndihmon Policinë e Kosovës, por ky mision nuk mund të kompensojë 100 për qind hapësirën e zbrazët që është krijuar me largimin e policëve me përkatësi etnike serbe”, thuhet në reagim.

Sipas këtij burimi, EULEX-i është duke bashkëpunuar në terren edhe me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.

Në veri të Kosovës mbrëmë pati tensione, për shkak të pranisë më të shtuar të policisë. Në një njoftim të policisë thuhet se sulmi ka ndodhur rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit.

Sipas policisë, njësitë që ishin në detyrë “janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.

Si pasojë e incidentit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco