Këlliçi: Personi që goditi Berishën i infiltruar në polici, Rama donte përplasje në 6 dhjetor

Këlliçi: Personi që goditi Berishën i infiltruar në polici, Rama donte përplasje në 6 dhjetor

22:32, 08/12/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Belind Këlliçi akuzon kryeministrin Edi Rama se donte përplasje në 6 dhjetor.

Në një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, ai u shpreh se Rama kishte për synim që në protestë të pasonte përplasja mes demokratëve dhe policisë. 

Këlliçi tha se autori i goditjes ndaj liderit të PD, Sali Berisha nuk është i sëmurë, por sipas tij rezulton të jetë i infiltruar i policisë. 

“Ky njeri vetëm me probleme mendore nuk është. Duke rinovuar patentën në vitin 2022 kjo alibi bie. Ka qenë në një farë mënyre e parapërgatitur. Të gjitha argumentet logjikë të çojnë te fakti që në radhë të parë biem dakord që është e organizuar. Ai mund ta kishte bërë në protesta të tjera. Kur ai vjen në seli, Ku të duash, Ka pasur shumë raste.

Ai nuk ka pasur një arsye personale që të kishte një padrejtësi ndaj tij. Në momentin kur është kapur dhe është shoqëruar në PD, rrugës është shprehur “kreva porosinë që m’u dha”. Që është e organizuar është e organizuar. Edi Rama me sjelljen e tij në parlament, e keni parë të shajë deputetët. E ka ushqyer këtë lloj retorike. Rezulton të jetë edhe në të dhënat e hakerave iranianë, rezulton të jetë i infiltruar në policinë e shtetit si një ish kontigjent.

Është gjetur një njeri me precedent dhe është përdorur për të dhënë një mesazh dhe për të trembur opozitën. Drejtpërdrejtë kjo shkon në interes të Edi Ramës. Është pritur që atë ditë të kishte përplasje shumë të ashpër dhe turma të irritohej. Dhe ne si vend do të merrnin një njollë shumë të madhe. Është për t’u përshëndetur gjakftohtësia edhe e zotit Berisha”, deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco