Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Hetimi i TIMS, frika e socialistëve

Ish-deputeti i PS, Ervin Bushati: Dënoj atentatin ndaj Berishës, ngjarje e shëmtuar, e tmerrshme

21:20, 08/12/2022
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PS, Ervin Bushati dënon atentatin ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, gjatë protestës së 6 dhjetorit. 

Çim Peka Live, në Syri Tv, Bushati tha se ngjarja është e shëmtuar dhe e tmershme, ndërsa kërkoi nga drejtësia që të hetojë. 

Ervin Bushati: E dënoj siç e dënon çdo shqiptar këtë dhe unë 2 herë më shumë, 5 herë më shumë. E them dhe këtë, kur bëhet për një simbol që nga '90-ta për mirë ose për keq në historinë e këtij vendi, në opozitë ose mazhorancë, dua vetëm të jap këtë mesazh. është ngutje të dalim sot ne dy ditë pas eventit, ngjarje shumë e shëmtuar, e dënueshme, e tmerrshme, që ne të dalim në përfundime. Media atë punë ka. Por ne nuk mund të ngusim drejtësinë. Nuk e dimë çfarë do të dalë. Drejtësia të bëjë detyrën e saj. Unë bëj një apel modest, politika, pa u sqaruar rrethanat të mos marrë mbi vete...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco