Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Sulmi ndaj Berishës, Saraçi: Provat që faktojnë se Gerti Shehu është i infiltruar i Policisë së Shtetit

20:58, 08/12/2022
A+ Aa A-

Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ ka dëshmuar disa prova në lidhje me Gerti Shehun si një i infiltruar i Policisë së Shtetit.

Romir Saraçi tha se ka mjaft prova që faktojnë se Gerti Shehu i cili sulmoi Sali Berishën, nuk është shpërndarës droge dhe nuk është me probleme mendore.

“Në shkurt të vitit 2022 Gerti Shehu bashkë me tre persona të tjerë janë arrestuar në zonën e Liqenit në Tiranë për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike. Ajo ç’ka bije në sy në dosjen e hetimeve është se edhe pse të katër personat janë të arrestuar për akuzën e shpërndarjeve të lëndëve narkotike, 3 prej tyre janë dënuar me burg dhe befas akuzat për Gerti Shehun janë rrëzuar që në polici.

Pra, policia nuk e ka referuar fare Gerti Shehun si pjesë e grupit që bënte shpërndarjen e lëndëve narkotike. Ne i kemi parë këto raste vetëm kur bëhet fjalë për persona të infiltruar, kur flasim për bashkëpunëtorë të drejtësisë, kurse në rastë e thjeshta kur ndalohet një grup i caktuar si rrjet shpërndarës të lëndëve narkotike, minimalisht me akuzat apo provat kalon në prokurori dhe prokuroria më pas analizon provat dhe vendos më pas nëse do e kalon si të pandehur në gjykatë.

Në rastin konkret policia nuk e ka referuar dhe është mjaftuar vetëm me deklarimet e tij. Për policinë është mjaftuar një deklaratë e Gerti Shehut ku thotë nuk jam në dijeni për lëndët narkotike’.

Këto detaje janë të dyshimta që provojnë faktin se Gerti Shehu është një i infiltruar i policisë dhe nuk është një shpërndarës i lëndëve narkotike nuk është një person me probleme mendore”-tha Saraçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco